Autoritetet kineze njoftuan se është arritur një marrëveshje mbi transaksionet ndërkufitare pa letra midis vendeve të Azi-Paqësorit për të lehtësuar më tej rritjen e tregtisë.

Marrëveshja në Kuadër të Lehtësimit të Tregtisë Ndërkufitare pa Letra në Azi-Paqësor hyri në fuqi gjatë fundjavës.

Një zyrtar nga Ministria e Tregtisë tha se marrëveshja do të mundësojë një ‘lojë të plotë’ në avantazhin e Kinës si një treg ultra i madh.

Zyrtari tha se pakti do t'u japë ekonomive në rajonin e Azi-Paqësorit mundësi më të gjera tregtare.

Marrëveshja synon të përshpejtojë përpjekjet për të lehtësuar tregtinë digjitale dhe për të shpejtuar shkëmbimin elektronik të të dhënave të lidhura me tregtinë përtej kufijve ..

Kjo është marrëveshja e parë shumëpalëshe mbi transaksionet ndërkufitare pa letra të arritura nën kornizën e OKB-së.

Ajo përfshin Kinën dhe gati 30 anëtarë të Komisionit Ekonomik dhe Shoqëror të OKB-së për Azinë dhe Paqësorin.(Albana/Fani)