Foto nga ICPhoto

Foto nga ICPhoto

Porti i Tangshanit, në provincën veriore kineze Hebei, u rendit i dyti mes porteve bregdetare në botë, sa i përket qarkullimit të mallrave në tranzit në vitin 2020, siç tregohet nga të dhënat e zbuluara nga autoritetet komunale kineze të portit, cituar nga “Xinhua”.

Vëllimi i ngarkesave të trajtuara nga porti arriti në 702 milionë tonë në vitin 2020, me rritje 7% nga viti në vit.

Tangshan, i cili është 150 kilometra nga Pekini dhe ndodhet në veri të Detit Bohai, lidh 39 porte në nëntë provinca kineze dhe më shumë se 190 ndalesa në mbi 70 vende dhe rajone të botës. (Irma)