Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoritetet në Tianjin të Kinës veriore po gjurmojnë një sasi akulloresh, tre mostra të të cilës kanë rezultuar pozitive për koronavirus. I gjithë depozitimi i mallrave të prodhuar nga “Tianjin Daqiaodao Food Co., Ltd.” është vulosur, pasi mostrat e dërguara nga kompania në qendrën komunale për kontrollin e sëmundjeve rezultuan pozitive, shkruan “Xinhua”.

Hetimet paraprake epidemiologjike tregojnë se kompania prodhoi një seri akulloresh duke përdorur lëndë të parë si pluhur qumështi të importuar nga Zelanda e Re dhe pluhur hirrë të importuar nga Ukraina.

1662 punonjës të kompanisë u vendosën në karantinë dhe nisi testimi i acidit nukleik. 700 prej tyre rezultuan negativë, ndërsa për të tjerët nuk është dhënë informacion.

Autoritetet kanë marrë masa për dezinfektimin e mjedisit, karantinimin për kontaktet e afërta dhe gjurmimin e akullores që u shit. (Irma)