Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze kritikoi Britaninë dhe Kanadanë për vendosjen e kufizimeve në importet e Xinjiang, duke i nxitur ato të rregullojnë menjëherë vendimet e tyre të gabuara dhe të ndalojnë ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës, shkruan “Xinhua”.

Vërejtjet e zëdhënësit Zhao Lijian erdhën pasi të dy vendet thuhet se kanë vendosur të ndalojnë importin e mallrave nga Xinjiang duke përmendur të ashtuquajturën përdorimin e "punës së detyruar".

Duke shprehur kundërshtimin e prerë të Kinës, Zhao e quajti lëvizjen "thjesht një farsë e kryer nga një grusht politikanësh" pa asnjë fakt apo moral.

“Britania dhe Kanadaja duhet të revokojnë menjëherë vendimet e tyre, të ndalojnë ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës dhe të ndalojnë minimin e interesave të Kinës”, -tha Zhao në një konferencë shtypi, duke shtuar se çështjet e Xinjiang janë thjesht punët e brendshme të Kinës dhe asnjë vend nuk ka të drejtë të ndërhyjë.

Kina do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur interesat dhe dinjitetin e saj kombëtar si dhe sovranitetin e saj, sigurinë dhe interesat e zhvillimit, -shtoi ai. (Elona)