Sektori i aviacionit civil të Kinës trajtoi 420 milionë udhëtime pasagjerësh në vitin 2020, të cilat përbënin 63.3 për qind të udhëtimeve më 2019-n, duke treguar rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19, citon “Xinhua” Rregullatorin e Aviacionit Civil të vendit.

Rimëkëmbja u rrit në tremujorin e katërt pasi udhëtarët ajrorë në tre muajt e fundit të vitit 2020 qëndruan në 84.2 për qind të nivelit të së njëjtës periudhë në 2019-n, njoftoi Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC), duke shtuar se planifikon të rrisë raportin vjetor në rreth 90 për qind në vitin 2021, mes luftës kundër Covid-19. Sektori i aviacionit civil të Kinës mbeti i dyti më i madh në botë për sa i përket udhëtimeve të pasagjerëve për të 15-in vit radhazi, shtoi CAAC.

Transporti i ngarkesave dhe postës arriti në 6.77 milionë tonë në vitin 2020 ose 89.8 për qind e transportit në 2019-n. (Elona)