Konferencë shtypi në Pekin

Konferencë shtypi në Pekin

Pekini ka hedhur poshtë spekulimet e përsëritura në mediet perëndimore për "punën e detyruar" në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit.

Në një konferencë shtypi të organizuar të hënën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës, u demaskuan pretendimet se banorëve të këtij rajoni u është hequr liria e zgjedhjes së vendit ku duan të punojnë.

Në konferencën e shtypit morën pjesë banorë dhe zyrtarë të Xinjiang-ut, ku jetojnë banorë të 13 pakicave kombëtare kineze.

"Në fakt, punëtorët e gjitha pakicave kombëtare në Xinjiang e zgjedhin punën e tyre sipas dëshirës", tha Zullhayat Ismayil, zëdhënësja e Zyrës së Informacionit në qeverinë rajonale të Xinjiang-ut. Ajo shtoi se punëtorët nënshkruajnë kontrata dhe paguhen nga kompanitë mbi bazën e trajtimit të barabartë dhe vullnetit të lirë për të punuar sipas Ligjit të Punës dhe rregulloreve të tjera të Kinës.

Zëdhënësja Zullhayat Isamayil

Zëdhënësja Zullhayat Isamayil

Edhe Mamatreyim Nasridin, një banor i Xinjiang-ut që punon në qytete të mëdha, kundërshtoi pretendimin për të ashtuquajturën "punë të detyruar masive" në vendlindjen e tij.

"Mund të fitojmë më shumë para në qytetet e pjesës së brendshme, që ofrojnë më shumë mundësi për zhvillimin personal. Kush nuk do të donte të shkonte? Nëse do të isha i detyruar të punoja, pse duhej t'u sugjeroja familjarëve të mi të punonin në kompaninë ku kam punuar më parë?" pyeti Nasridini.

Përveç njoftimeve për "punën e detyruar" në Xinjiang, mediet perëndimore shpesh përmendin një tjetër togfjashësh, "kampe riedukimi", të cilat i përshkruajnë si një ferr. Por realiteti është krejt ndryshe.

"Në Xinjiang nuk ka nga të ashtuquajturat 'kampe riedukimi'", tha Elijan Anayat, një tjetër zëdhënës i qeverisë rajoanale, sipas të cilit qendrat e trajnimit profesional të krijuara në Xinjiang janë shkolla që synojnë çradikalizimin.

Kursantë në qendra trajnimi profesional

Kursantë në qendra trajnimi profesional

Kursantë në qendra trajnimi profesional

"Ato nuk kanë ndryshim thelbësor nga 'korrigjimi në lagje' i zbatuar në ShBA, as prej Programit të Ndalimit dhe të Shkëputjes në Britani ose qendrave të çradikalizimit në Francë, të cilat janë përpjekje ndihmuese dhe masa aktive çradikalizuese dhe antiterroriste", tha Anayat.

Ish-kursanti i një qendre të tillë në prefekturën Kashgar në Xinjiang, Nijat Muhtar, u shpreh se qendra e trajnimit ishte një shkollë.

"Klasat janë me hapësirë dhe plot dritë. Ka sallë leximi dhe shesh sportiv. Strehimi është falas. Mësimi është nga e hëna deri të premten dhe pushim në fundjavë", tha Muhtari.

Nga viti 2014 deri në vitin 2019, PBB-ja vjetore e Xinjiang-ut u rrit me një shpejtësi mesatare 7.2 % në vit, duke u ngritur nga 141 miliardë në 208 miliardë dollarë amerikanë.

Në katër vjetët e fundit, ky rajon ka qenë i qetë dhe nuk ka ndodhur asnjë incident terrorist. Banorët vendorë gëzojnë rritjen ekonomike dhe përmirësimin e vazhdueshëm të nivelit të jetesës. (Zhang Yan/Artan)