Drejtori i Grupit Mediatik të Kinës (CMG) Shen Haixiong, në fjalimin e tij me rastin e Vitit të Ri, bëri thirrje edhe një herë që disa medie perëndimore të heqin paragjykimet e të ndreqin konceptet e shtrembëruara, duke mbajtur përgjegjësinë e medieve dhe duke ngritur nivelin profesional.

Ai theksoi që opinionet mund të jenë të ndryshme, por e vërteta është vetëm një, duke shtuar që në vitin e ri duhen pakësuar sa më shumë thashethemet në opinionin publik ndërkombëtar.

“Unë jam gjithmonë i mendimit që fakti është jeta e medies. Lajmet e vërteta dhe informacioni me autoritet tregojnë përgjegjësinë e medieve. Më vjen keq që në njoftimet e disa medieve për Kinën paragjykimet i kanë zënë vendin drejtësisë dhe thashethemet kanë shtrembëruar faktet. Qoftë për sa i përket parandalimit të epidemisë, qoftë për çështjet mbi Hong-Kongun dhe Xinjiang-un, kemi parë gabime të tilla, dhe madje fantazi të shfrenuara,” theksoi kreu i CMG-së.

Shen Haixiong-u u shpreh që, përpara thashethemeve, CMG-ja ka reaguar në kohë dhe ka zbuluar faktet, duke cituar një fjalë të urtë europiane: "Njeriu i drejtë ka shumë shokë".

“Në vitin e ri CMG-ja do të vazhdojë të zbatojë përgjegjësinë si një medie kryesore ndërkombëtare, të mbajë qëndrime objektive e të drejta dhe të përhapë faktet, zërin e së drejtës dhe bukurinë e qytetërimeve për mbarë botën,” vuri në dukje ai.

CMG-ja është media më e madhe në Kinë, që zotëron CCTV-në, CGTN-in, CNR-in dhe CRI-në. (Jiang Lei)