“Numri i të diplomuarve nga kolegjet dhe universitetet kineze pritet të arrijë 9.09 milionë në vitin 2021, një rritje prej 350.000 gjatë vitit 2020”, -bëri të ditur Ministria kineze e Arsimit.

Në një video-konferencë për këtë temë u nënvizua se duhet të bëhen përpjekje për të siguruar punësim me cilësi të lartë për të diplomuarit, bën të ditur “Xinhua”.

Në takim u theksua rëndësia e mbështetjes së të diplomuarve për të gjetur punë dhe për të filluar biznes në industri në zhvillim dhe shërbime moderne.

Në video-konferencë u theksua se ndërmarrjet shtetërore, si dhe bizneset e mesme dhe të vogla, inkurajohen të krijojnë më shumë pozicione për të diplomuarit.

Takimi gjithashtu u bëri thirrje të diplomuarve për të shërbyer në komunitete dhe forcat e armatosura. (Elona)