Liqeni i kripës Chaka quhet "Pasqyra e Qiellit"

Liqeni i kripës Chaka quhet "Pasqyra e Qiellit"

Liqeni i kripur Chaka ndodhet në provincën Qinghai të Kinës Veriperëndimore. Ky liqen quhet edhe "Pasqyra e qiellit". Pamjet e tij janë shumë të bukura, por rendimenti i prodhimit bujqësor nga fermerët vendorë, për shkak të kripësisë së tokave përreth liqenit, është i ulët.

Tokët e salinizimit rreth liqenit të kripës

Tokët e salinizimit rreth liqenit të kripës

Chaka afër liqenit të kripur ka qenë një fshat i varfër. Në vitin 2015, një e treta e familjeve në këtë fshat ishin të varfra. Asnjë vajzë nuk dëshironte të martohej me djem të këtij fshati. Tani, me zhvillimin e sektorit turistik, fshati Chaka ka dalë nga varfëria dhe të ardhurat mesatare për frymë të tij në vitin 2019 arritën në 15 mijë juanë.

Fshato Chaka në provincën Qinghai

Fshato Chaka në provincën Qinghai

Me zhvillimin në Kinë të udhëtimeve ku turistët e ngasin vetë makinën, më shumë turistë filluan ta vizitojnë liqenin e kripur Chaka, dhe fshati Chaka u bë zgjedhja më e mirë për strehimin e tyre. Por në fillim, infrastruktura e fshatit nuk ishte e mirë dhe shpesh kishte ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe ujë. Në atë kohë turistët nuk ndiheshin mirë.

Qysh nga viti 2015 pushteti vendor filloi të përpiqet të përmirësojë infrastrukturën. 235 shtëpi u riparuan, dhe u asfaltuan 75.6 mijë metra katrorë rrugë. Me kushtet e mira, numri i turistëve u rrit. Por u shfaqën probleme të reja. Numri i banesave për turistë nuk ishte i mjaftueshëm dhe shërbimet nuk ishin të zhvilluara.

Pushteti vendor krijoi në vijim platformën e shërbimeve turistike në internet. 50 % e hoteleve familjare mundësuan rezervimin në internet dhe pagimin në internet. Kjo solli rregullimin e ndarjes së burimeve të strehimit të fshatit dhe çliroi forcat e punës.

Hotel familiar i pastër në fshat Chaka

Hotel familiar i pastër në fshat Chaka

Turizmi në liqenin e kripur ka nxitur edhe popullarizimin e produkteve karakteristike vendore. Për të ndihmuar fshatarë të shesin këto produkte, pushteti vendor ndërtoi logjistikën dhe zgjeroi rrugën e shitjes në internet.

Produktet karakteristike

Produktet karakteristike

Delet Chaka

Delet Chaka

Tani kushtet e fshatit Chaka janë përmirësuar shumë. 197 hotele familjare dhe 396 banorë që kanë marrë përgatitje profesionale mund të mirëpresin mbi 3000 turistë në ditë. Në vitin 2018, fshati Chaka realizoi daljen nga varfëria dhe të ardhurat vjetore për frymë u rritën 10 herë në krahasim me 10 vjet më parë.

Fshatar në Chaka

Fshatar në Chaka

Me "Pasqyrën e qiellit", fshati Chaka ka dalë nga varfëria. Në hotelet familjare, fshatarët mirëpresin mysafirë nga vende të ndryshme të qëndrojnë të lumtur. (Çang Çuo)