Parashikohet se Kina do të ketë një rritje të PBB-së 2.1 për qind këtë vit, duke u bërë vendi i parë në botë që arrin rimëkëmbjen ekonomike pas fillimit të pandemisë, thuhet në një raport të Bankës së Kinës të publikuar të hënën.

Kina ka filluar të zbatojë një sërë politikash për të stabilizuar ekonominë dhe për të zbutur ndikimin e rëndë të epidemisë së koronavirusit të ri. Në tre tremujorët e parë, PBB-ja e Kinës njohu një rritje prej 0.7 për qind.

Sipas raportit, parashikohet se ekonomia kineze do të rritet 7.5% në 2021-shin, viti i parë i Planit të 14-të Pesëvjeçar, dhe Kina do të vazhdojë të publikojë masa të rrisin konsumin e brendshëm, përmirësojnë mjedisin e biznesit dhe forcojnë inovacionin.

Ndërkohë, raporti paralajmëron se tregu financiar global është stabilizuar pas trazirave të forta, por ka ende rreziqe të papërcaktuara. Ndikimi i epidemisë do të vazhdojë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe rimëkëmbja mund të arrihet vetëm në gjysmën e dytë të vitit.

Ekonomia globale mund të paraqesë karakteristikat e "tre uljeve dhe tre të rejave", përkatësisht rritja e ulët, normat e ulëta të interes dhe investimet e ulëta, dhe forcat e reja, prirjet e reja dhe porositë e reja.

Shumë tema të reja duhet të theksohen midis pasigurive të tregut financiar global, përfshirë ndryshimin e shpejtë të peizazhit politik dhe ekonomik ndërkombëtar, diferencimin e vazhdueshëm të investimeve të drejtpërdrejta ndërkufitare në rajone, bashkëjetesën e "rreziqeve" dhe "mundësive" në sistemin ndërkombëtar shumëpalësh ekonomik e tregtar dhe prirjen e rënies së dollarit amerikan, vihet re në raport. (Çang Çuo)