Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha se faktet dëshmojnë që masat anti-epidemike të Kinës janë efektive.

Lidhur me pyetjen, nëse Kina do t’i këshillojë vendet e tjera të bëjnë testime masive si në rastin e Kashgarit në rajonin kinez të Xinjiang-ut, Wang tha se pas shpërthimit të COVID-19, Kina mori masa më të rrepta dhe më të plota parandaluese dhe ka vënë nën kontroll epideminë në vend, duke realizuar mëkëmbjen ekonomike dhe duke patur arritje të mëdha strategjike në luftën anti-epidemike.

“Faktet kanë dëshmuar që masat anti-epidemike të Kinës janë efektive, çka jo vetëm ka mbrojtur sigurinë shëndetësore të popullit kinez, por gjithashtu ka dhënë kontribut pozitiv për bashkësinë ndërkombëtare. Tani, epidemia vijon përhapjen dhe vendet e botës po bëjnë punë përballuese në bazë të gjendjes së tyre epidemike. OBSh-ja ka bërë shumë herë thirrje për bashkërendim nga bashkësia ndërkombëtare, për ta luftuar bashkërisht epideminë. Kina do të vazhdojë të zhvillojë bashkëpunim ndërkombëtar me palët, për të triumfuar ndaj epidemisë,” tha Wang Wenbin në një konferencë për shtyp në Pekin. (Jiang Lei/Albana)