Kryeekzekutivja e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut Carrie Lam tha se duke filluar prej muajit të ardhshëm, banorët vendorë mund të kthehen nga pjesa kontinentale pa pasur nevojë për një karantinë 14-ditore.

Ajo tha se do të ketë kuota në numrin e lejimeve për një rifillimi gradual dhe të rregullt të shkëmbimeve midis pjesës kontinentale dhe rajonit të Hong-Kongut.

"Meqenëse aktualisht ka vetëm dy porte të hapur, Porti i Gjirit Shenzhen dhe Ura Hong Kong-Zhuhai-Makao, do të ketë kuota në fillim. Shpresoj se ky është një fillim i mirë dhe në të ardhmen, lëvizjet nga dy anët do të zhvillohen më normalisht në një mënyrë të rregullt".

Lam shtoi se në të gjithë qytetin do të ngrihen qendra testimi për të testuar menjëherë popullatën në rast shpërtimesh infeksioni. Qendrat gjithashtu do të ofrojnë teste për banorët që duhet të testohen para se të udhëtojnë jashtë qytetit.

Prej së premtes, restorantet do të lejohen të qëndrojnë të hapur deri në 1:59 të natës.

Numri i personave të lejuar në një tryezë në restorant do të jetë deri në gjashtë, ndërsa numri në një klub nate ose një lokal në të njëjtën tavolinë do të rritet në katër.

Numri i vizitorëve të lejuar në parqe tematike dhe pishina do të rritet në 75 për qind të kapacitetit.

Deri tani në këtë rajon janë konfirmuar mbi 5300 raste me COVID-19, duke përfshirë mbi 100 vdekje. (Albana)