Më pak të diplomuar nga dy universitetet më të mira të Kinës, Universiteti Tsinghua dhe ai i Pekinit, kanë zgjedhur vitet e fundit të vazhdojnë arsimin e tyre jashtë, sipas të dhënave nga dy institucionet.

Universiteti Tsinghua tha se 15.3 për qind e të diplomuarve të vitit të kaluar shkuan jashtë vendit për të studiuar, rënie 1.2 pikë përqindje nga 2018-ta dhe 1.7 pikë përqindje nga viti 2017, shkruan “China Daily”.

Rreth 29% e të diplomuarve të vitit të kaluar kanë zgjedhur të vazhdojnë studimet e tyre në universitetet vendase dhe institutet kërkimore, krahasuar me 28.5 për qind në vitit 2018 dhe 2017.

Të diplomuarit që kanë zgjedhur të punojnë pas diplomimit preferuan ndërmarrjet shtetërore kineze dhe firmat private më shumë sesa kompanitë e huaja.

Vitin e kaluar, 33.4 për qind e të diplomuarve në Tsinghua që u bashkuan me fuqinë punëtore zgjodhën ndërmarrjet private kineze, një situatë e cila ka mbetur relativisht e pandryshuar për pesë vitet e fundit.