Prefektura e Kashgarit në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Jugperëndimore ka përfunduar të martën pasdite testimet lidhur me COVID-19 për të 4.74 milionë banorët, njoftuan autoritetet shëndetësore vendore.

Gjithsej 183 veta në këtë prefekturë dolën pozitivë, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e banorëve negativë.

Prefektura e Kashgarit raportoi të martën pesë raste të reja të konfirmuara dhe 19 raste asimptomatike të COVID-19.

Autoritetet vendore të shëndetësisë thanë se është duke u zhvilluar një sondazh epidemiologjik për gjurmimin e virusit dhe se deri tani ekspertët e ekipit mjekësor kanë përjashtuar lidhjen midis Kashgarit dhe epidemisë në Urumqi në korrik.

Më 24 tetor, një 17-vjeçare nga konteja Shufu e Kashgarit u konfirmua si mbartëse asimptomatike e koronavirusit të ri.

Kjo çoi në testim masiv anembanë prefekturës dhe më shumë se 130 veta dolën pozitivë. Të gjitha rastet ishin të lidhura me një fabrikë ku punonin prindërit e kësaj vajze. (Çang Çuo)