Nё pritje tё strategjisё sё re pёr planin e 14 pesёvjeçar (2021-2025) qё do tё mbahet me rekomandim tё Komitetit Qendror tё Partisё Komuniste tё Kinёs nё datat 26 deri mё 29 tetor 2020, ёshtё e rёndёsishme tё bёhet njё ekspoze e planit parardhёs pesёvjeçar (2016-2020) pёr tё kuptuar se cilat do tё jenё sfidat e planit tё ardhshёm.

Plani 13 pesёvjeçar i formuluar mbi bazёn e rekomandimeve tё Komitetit Qendror tё Partisё Komuniste tё Kinёs ishte mё tepёr i pёrqendruar nё synimet strategjike tё Republikёs Popullore tё Kinёs, sidomos nё fushёn ekonomike dhe nё zhvillimin shoqёror. Ky plan shёrbeu si njё guidё pёr tregun nё Kinё, dhe si njё bazё e rёndёsishme nё pёrmbushjen e synimeve nё tё gjitha drejtimet si dhe nё vizionin ekonomik qё duhet tё pёrcaktonte ecurinё e vendit.

Nё dyzet vitet e fundit, ekonomia nё Kinё ka njohur ritme tё paprecedentё nё tё gjithё historinё e saj. Rritja e shpejtё ekonomike, mbajtja e pozitёs sё vendit nё marrёdhёniet ndёrkombёtare si ekonomia e dytё mё e madhe nё botё, rritja e GDP-sё, janё tregues se plani i ardhshёm pesёvjeçar duhet tё vendosё standarde tё rinj pёr t'u arritur.

Republika Popullore e Kinёs ёshtё njё ekonomi tregu me karakteristika kineze. Plani i Parё Pesёvjeçar u implementua nё vend nё vitet 1953-1957. Qё nga ajo kohё, politika nё Kinё i ka qёndruar me devotshmёri rrugёs sё nisur 67 vjet mё parё. Planet pesёvjeçare janё njё karakteristikё nё sistemin qeveritar kinez, qё vendosin detyra dhe pёrcaktojnё politikat e zhvillimeve ekonomike dhe shoqёrore. Kjo lloj mёnyrё u ka lejuar autoriteteve nё vend tё mbajnё nё hap reformat ekonomike dhe tё kenё njё zhvillim pak a shumё tё njёtrajtshёm tё rajoneve nё çdo kohё.

Progres i madh ёshtё arritur nё rregullimin e strukturave ekonomike pas çdo plani pesёvjeçar. Pas reformave tё hapjes me botёn nё vitin 1978, bujqёsia nё Kinё ka arritur zhvillim tё paimagjinueshёm. GDP pёr kёtё sektor ёshtё katёrfishuar. Konsumatorёt kanё rritur aftёsinё blerёse dhe kjo vijon tё rritet. Pabarazia ndёrmjet zonave urbane dhe rurale sa vjen e zvogёlohet. Pёr herё tё parё nё historinё e Kinёs, viti 2015, shёnoi rritjen e popullsisё urbane nё masёn 56.1% tё tё gjithё popullsisё. Urbanizimi i vendit ishte njё tjetёr sfidё qё u arrit nga vendimet e marra pёr tё pёrmbushur gjatё planit tё 13 pesёvjeçar. Infrastruktura gjithashtu ishte njё tjetёr arritje e planit 13 pesёvjeçar. Zhvillimi i industrive me tenologji tё lartё si dhe krijimi i industrive tё reja strategjike i dhanё njё shtysё edhe mё tё madhe zhvillimit industrial tё vendit. Avancimi nё shkallё shumё tё lartё nё teknologji moderne i prezantuar nёpёrmjet panaireve tё ndryshёm qё u mbajtёn kёtё pesёvjeçar nё Kinё, ishte njё arritje e madhe.

Njё rёndёsi tё veçantё qё u shpalos nё kongresin XVIII tё Partisё Komuniste tё Kinёs prezantuar nga kryetari dhe presidenti Xi Jinping dhe qё u bё guri i themelit i Planit tё 13 Pesёvjeçar, ishte vendosmёria pёr tё mbrojtur dhe zhvilluar socializmin me karakteristika kineze, çka do tё thoshte vendosja nё praktikё e ideve, pёrshtatje mё tё mirё tё ligjeve me nevojat ekonomike, investime mё tё mёdha nё fushёn e inovacionit dhe zhvillim tё mёtejshёm sipas presidentit tё socializmit dhe shoqёrisё njerёzore. Nё pёrmbushjen e kёtij detyrimi, u zhvilluan koncepte dhe strategji tё reja pёr qeverisjen nё Kinё, tё cilat shёrbyen si guidё teorike dhe veprimi pёr tё thelluar reformat, pёr tё hapur dhe pёrshpejtuar modernizimin socialist nё rrethanat e reja historike.

Por, plani i 13 Pesёvjeçar pati edhe problemet e veta. Megjithё zhvillimin e madh ekonomik, pёrsёri pёr njё vend si Kina me popullsi 1.4 miliard banorё, arritjet ishin tё pamjaftueshme. Problem i mprehtё vijon tё jetё pabarazia, mos koordinimi i saktё i disa politikave nё terren dhe nё disa zona madje edhe zhvillim ekonomik i pa mbёshtetur. Ndryshimi i rrugёs sё zhvillimit ekonomik, nga njё ekonomi e mbyllur nё njё tё hapur, qoftё kjo edhe me karakteristika kineze, mbetet nё thelb kapitaliste e cila paraqet sfida tё mёdha tё gёrshetuara me synimet e Kinёs pёr t'u inkuadruar plotёsisht nё arenёn ndёrkombёtare. Kapitalizmi dhe socializmi mbeten dy rrugё tё ndryshme zhvillimi.

Tё dyja paraqesin rreziqe dhe pasiguri nё etapa tё ndryshme. Sfida e madhe qё lёshoi Plani i 13 pesёvjeçar ishte gёrshetimi i kёtyre dy rrugёve sipas stilit kinez. Kjo rrugё apo stil vuri nё pah edhe pamjaftueshmёri efektive dhe problemet strukturore u bёnё edhe mё tepёr evidente. Kjo u pa tek fuqia krahasuese e cila nuk ishte shumё efektive. Aftёsia pёr inovacion ende nuk arriti maksimumin e saj. Presioni mbi ekonominё i nxitur edhe nga kriza globale e COVID-19 ishte gjithnjё nё rritje. Pabarazia ndёrmjet tё ardhurave dhe shpenzimeve qeveritare u bёnё mё tё dukshme dhe rreziqet e zhvillimit ekonomik nё sektorin privat ishin nё rritje gjatё kёtij viti. Bujqёsia edhe pse pati rritje tё jashtёzakonshme pёrsёri shfaqi probleme nё disa sektorё dhe kjo ёshtё e kuptueshme pasi popullsia gjigante e Kinёs ёshtё njё tjetёr sfidё pёr tё sistemuar zhvillimin e njёtrajtshёm ekonomik nё bujqёsi dhe borxhi nё kёtё sektor vijon tё rritet. Zhvillimi i pabarabartё ndёrmjet zonave rurale dhe urbane ёshtё njё tjetёr tregues pёr sfidat qё presin planin e ardhshёm pesёvjeçar. Burimet po bёhen gjithnjё e mё pak tё vlerёsuar, zhvillimi ngushtohet dhe trendi pёr njё bujqёsi mё ekologjike ёshtё ende nё fazat e para. Shpenzimet publike janё njё tjetёr sfidё qё kёrkon vёmendje pёr planin e 14 pesёvjeçar. Viti 2020, shёnoi edhe daljen pёrfundimtare tё Kinёs nga varfёria dhe ndoshta ky ishte suksesi mё i madh i planit tё 13 pesёvjeçar. Dalja nga varfёria rrit nivelin e sigurisё nё njё shoqёri duke bёrё tё mundur qё civilizimi dhe liria tё jenё asete tё fuqishme nё zhvillimin e mёtejshёm ekonomik bazuar nё shtetin ligjor pёr tё siguruar harmoninё dhe stabilitetin shoqёror.

Suksesi i Planit tё 13 Pesёvjeçar ёshtё njё indikacion i fortё pёr politikё bёrёsit nё Kinё, pёr planifikuesit, ekonomistёt etj., pёr tё vendosur synime tё arritshme pёr Planin e 14 Pesёvjeçar qё pritet tё prezantohet kёto ditё. Megjithё vёshtirёsitё pothuajse shkatёrruese qё shkaktoi dhe po shkakton pandemia COVID-19 nё botё, Kina duket se po ia del mbanё mё mirё se vendet e tjera veçanёrisht nё sektorin e inovacionit teknologjik. Sipas tё dhёnave tё fundit, nё kёtё katёrmujor, GDP nё Kinё u rrit me 4.9% duke arritur tё njёjtёn shifёr pёrpara shpёrthimit tё pandemisё.

Nё fakt, ekonomia kineze ka njё bazё tё gjerё, e cila mbёshtetet fuqimisht nё njё treg tё brendshёm dhe botёror gjigant. Ndёrsa industria pёrpunuese nё mbarё botёn po vuan pasojat shkatёrrimtare tё pandemisё, Kina tashmё kёtё industri e ka kthyer nё ritmin normal duke plotёsuar kёrkesat globale.

Nё Kinё vijon me sukses tradita e pёrfshirjes sё opinionit publik dhe duket se edhe nё planin e ardhshёm tё 14 pesёvjeçar kjo traditё do tё vijojё tё funksionojё. Njё aradhё e gjerё me ekonomistё, intelektualё, inxhinierё, politikёbёrёs dhe liderё rajonalё angazhohen si grupe pune pёr tё dhёnё rekomandimet pёrkatёse pёr sfidat e radhёs.

Republika Popullore e Kinёs po kalon njё periudhё jo tё lehtё e cila mund tё quhet njё sfidё shumё dimensionale. COVID-19 dhe ndryshimet e shpejta gjeopolitike kanё ndikuar jo mirё nё performancёn e vendit. Vёshtirёsitё e kёtij fund viti nё Kinё, mendoj se do tё pasqyrohen nё kongresin e ardhshёm pёr prezantimin e Planit tё 14 Pesёvjeçar 2021-2025.

Pritet qё Republika Popullore e Kinёs tё vijojё rrugёn e reformave me cilёsi tё lartё dhe hapje tё mёtejshme me botёn. Kjo politikё nё tё kaluarёn ka rezultuar e suksesshme, frytdhёnёse dhe me benefite tё mёdha si pёr sektorin publik ashtu edhe atё privat.