“Kina do të vazhdojë të shtyjë përpara hapjen e industrisë financiare dhe të krijojë një mjedis të biznesit ndërkombëtar të bazuar në ligj, të orientuar drejt tregut”. Kështu deklaroi guvernatori i Bankës Qendrore të Kinës, shkruan “Xinhua”.

“Vendi po punon drejt zbatimit të plotë të sistemit të menaxhimit para-vendosjes kombëtare plus listës negative për investimet e huaja”, tha guvernatori Yi Gang, gjatë fjalimit “online” në Samitin e dytë të Bund në Shangai.

“Gjatë dy viteve të fundit, industria financiare e Kinës ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në hapje”, tha Yi, duke përmendur më shumë se 50 masa hapjeje.

Duke vënë në dukje se institucionet e huaja kanë ende shumë kërkesa pavarësisht hapjes së shpejtë financiare të Kinës, Yi tha se mbetet shumë për të bërë ndërsa sektori transformohet drejt sistemit të menaxhimit të listës negative.

Yi tha se duhen bërë përpjekje të koordinuara për të nxitur hapjen e shërbimeve financiare, reformimin e mekanizmit të formimit të kursit të këmbimit të juanit dhe ndërkombëtarizimin e tij.