Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping i dërgoi të shtunën një mesazh urimi presidentit të Fixhit Jioji Konusi Konrote, për 50-vjetorin e pavarësisë së Fixhit.

Në mesazhin e urimit, Xi vuri në dukje që Kina dhe Fixhi janë vende mike dhe partnerë të mirë. Të dyja palët kanë ruajtur besimin e ndërsjellë politik të nivelit të lartë dhe kanë pasur arritje të dukshme në bashkëpunimin dhe shkëmbimet në fusha të ndryshme.

Gjatë luftës antiepidemike, Kina dhe Fixhi kanë mbrojtur bashkë shëndetin dhe jetën e qytetarëve të tyre, duke thelluar më tej miqësinë mes dy popujve. “Kina është e gatshme që, bashkë me Fixhin, të shtojë dialogun, shkëmbimet e bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe të çojë përpara partneritetin e gjithanshëm strategjik, për të sjellë përfitime më të mëdha për të dy vendet dhe popujt,” thuhet në mesazhin e urimit të Xi Jinping-ut.