Populli kinez ka filluar pushimet më të gjata festive që prej shpërthimit të epidemisë. Sipas statistikave, të enjten, dita e parë e pushimeve tetëditore me rastin e Ditës Kombëtare dhe Festës të Mesvjeshtës, në mbarë vendin kishte 97 milionë turistë të brendshëm. Gjendja e përgjithshme e transportit në të gjithë Kinën ishte e qëndrueshme dhe trafiku në autostrada u rrit.

Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Kinës, po atë ditë të ardhurat nga turizmi në Kinë arritën në 76.65 miliardë juanë.

Ministria e Transportit bëri të ditur se, në orën 12:00 të 1 tetorit, gjithsej 29.942 milionë automjete ishin në qarkullim në autostradat kineze, me një rritje prej 87.17% krahasuar me të njëjtën orë të një dite më parë (15 997 500 automjete).