Numri i nxënësve që kanë braktisur shkollën gjatë arsimit të detyruar ka rënë në 2419 nga 600 mijë deri më 15 shtator krahasuar me vitin e kaluar, sipas Ministrisë kineze të Arsimit.

Të gjithë 200 mijë nxënësit nga familjet e varfëra që kishin braktisur mësimin janë kthyer në shkollë, tha zv.ministri i Arsimit i Kinës Zheng Fuzhi, gjatë konferencës për shtyp të mërkurën.

Arsimi i detyrueshëm luan një rol të rëndësishëm në strategjinë e Kinës për zbutjen e varfërisë, të cilës synohet t'i jepet fund këtë vit.

Në vitin 2019, shkalla e regjistrimit në shkollat fillore në Kinë ishte 99.94%, ndërsa raporti bruto i regjistrimit për shkollat e mesme ishte 102.6 %.

Përveç këtyre, nga viti 2013 deri në vitin 2019, zona e ndërtesave të sapondërtuara dhe të zgjeruara shkollore në zonat e varfëra ishte rreth 221 milionë metra katrorë me 309,600 shkolla fillore dhe vende mësimdhënieje në të gjithë Kinën. Vitet e fundit janë punësuar rreth 950 mijë mësues në 300 mijë shkolla në rreth 1000 konte, shtoi ai. (Çang Çuo)