Këshilltari më i lartë politik i Kinës, Wang Yang drejtoi Forumin e 12-të të Ngushticave të mbajtur në qytetin port të Xiamen në juglindje të Kinës, njofton “Xinhua”.

Hapja e forumit dhe numri i madh i pjesëmarrësve nga Tajvani kanë demonstruar plotësisht se njerëzit në të dy anët e ngushticës së Tajvanit kanë një dëshirë të sinqertë dhe të fortë për komunikim dhe asnjë forcë nuk mund ta ndalojë atë, tha Wang.

“Pavarësia e Tajvanit, një rrugë për askund, vetëm do të sjellë rreziqe të padurueshme në Tajvan”, tha Wang.

“Ne nuk do të tolerojmë asnjë dëm të sovranitetit, sigurisë dhe interesave të zhvillimit të Kinës”, -tha ai.