Drejtori i Studimeve të Paqeruajtjes të Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Universitetit të Teknologjisë së Mbrojtjes të Kinës, He Xing tha në një intervistë për CMG-në se tani bota ndodhet në një gjendje të re të pashembullt në një shekull të fundit. Paqja dhe zhvillimi vijojnë të jenë temat kryesore të epokës.

He Xing tha se OKB-ja është thelbi i sistemit shumëpalësh global e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe një platformë e rëndësishme për diplomacinë shumëpalëshe. Veprimet paqeruajtëse të bazuara te sistemi i sigurisë kolektive janë praktikat e rëndësishme për shumëpalësinë dhe shumë të rëndësishme për përballimin e problemeve të sigurisë rajonale. Kjo mund të forcojë maksimalisht fuqitë e bashkësisë ndërkombëtare për paqe si dhe është në të mirë të gjetjes së metodave paqësore.

“Në gjendjen e tanishme, veprimet paqeruajtëse të OKB-së kanë rëndësi të madhe dhe ndikime të thella,” theksoi He Xing.

Si një anëtare e hershme e OKB-së dhe një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, Kina ka një përgjegjësi të rëndësishme politike, për të siguruar drejtimin e duhur të operacioneve paqeruajtëse të OKB-së. Pjesëmarrja e forcave kineze në misionet paqeruajtëse të OKB-së është një kërkesë e pashmangshme e përmbushjes së përgjegjësisë së një fuqie të madhe.

“Kur bota është mirë, Kina është mirë; kur Kina është mirë, bota është edhe më mirë,” tha He Xing, duke shtuar që: “Pjesëmarrja e ushtrisë kineze në operacionet paqeruajtëse do të ndihmojë në shtimin e unitetit të forcave të paqes të bashkësisë ndërkombëtare, të punojnë së bashku për paqen botërore dhe garantimin e sigurisë për zhvillimin e përbashkët të shoqërisë njerëzore”.