Ministria e Tregtisë e Kinës bëri të ditur më 17 shtator që raundi i 32-të i bisedimeve dypalëshe të marrëveshjes së investimeve Kinë-BE do të fillojë javën e ardhshme.

Pavarësisht pandemisë COVID-19, Kina dhe BE kanë zhvilluar 6 raunde bisedimesh zyrtare këtë vit, duke u përqëndruar në tekstin e marrëveshjes, tha zëdhënësi i ministrisë Gao Feng në një konferencë të rregullt për shtyp.

Të dyja palët do të vazhdojnë të punojnë për përmbajtjet e marrëveshjes, si dhe çështjen e hyrjes në treg, në mënyrë që nga marrëveshja të mund të përfitojnë sa më parë bizneset dhe investitorët e dy palëve, tha Gao Feng.

Bisedimet janë ndër negociatat më të rëndësishme tregtare dhe ekonomike të Kinës, me raundin e parë që filloi në vitin 2013.