Më 15 shtator, Instituti i Studimeve mbi Kinën moderne dhe botën pranë Grupit të Botimit Ndërkombëtar të Kinës (CIPG) publikoi raportin e hetimeve mbi imazhin e Kinës 2019, ku thuhet që imazhi i përgjithshëm i Kinës është në përmirësim të vazhdueshëm dhe Kina po bëhet si “kontribuues për zhvillimin global”.

Ky raport është bërë në 22 vendet e botës me 11 mijë të anketuar. Këtë herë, në këtë raport janë përfshirë tema të nxehta si qëndrimet e Kinës për shkëmbime kulturore, imazhin kombëtar të Kinës qysh nga krijimi i Kinës së Re, të cilat mbulojnë politikë, diplomaci, ekonomi, kulturë dhe shkencë të Kinës. Kjo ka pasqyruar në mënyrë të gjithanshme njohjen e bashkësisë ndërkombëtare për imazhin shtetëror të Kinës në vitin 2019.

Sipas raportit, në vitin 2019, të pyetësuarit jashtë Kinës mbajnë qëndrim pozitiv për Kinën dhe mbi 60% të të pyetësuarve mendojnë që imazhi shtetëror i Kinës gjatë 70 vjetëve është në rritje të vazhdueshme dhe i njohin arritjet e Kinës së Re gjatë 70 vjetëve.

Të pyetësuarit janë të mendimit që në 5-10 vitet e ardhshme, Kina duhet të formojë dhe të tregojë një imazh si “kontribuues për zhvillim global”, “vendi i madh në Lindje me histori të gjatë” dhe “vendi i madh i përgjegjshëm global”.

Ekonomia dhe teknologjia janë bërë fushat ku të pyetësuarit jashtë Kinës presin që Kina të luajë një rol më të madh. 68% e të anketuarëve besojnë se Kina ka aftësi të forta novative teknologjike dhe hekurudha me shpejtësi të lartë është arritja më e njohur teknologjike e Kinës. Sipas raportit, kuzhina kineze, mjekësia kineze dhe Kungfu janë simbole që përfaqësojnë më mirë kulturën kineze.

Kjo platformë për hetim mbi imazhin shtetëror të Kinës është platforma e parë në Kinë për hetimet mbi imazhin shtetëror me kohë të caktuar dhe me hetime të pavarura.(Jiang Lei)