Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë të hënën në një videotakim me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Presidenti Xi theksoi se pandemia e COVID-19 ka përshpejtuar evolucionin e ndryshimeve të mëdha të papara në një shekull dhe njerëzimi ndodhet në një udhëkryq të ri. Kina dhe BE-ja duhet të promovojnë pamëdyshje zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të partneritetit gjithëpërfshirës strategjik dhe të arrijnë "katër qëndrimet": përkrahja e bashkëjetesës paqësore, mbështetja e bashkëpunimit të hapur, mbështetja e shumëpalësisë dhe mbështetja e dialogut dhe konsultimeve.