Rreth 400 kompani nga më shumë se 30 vende dhe rajone të botës prezantuan mbi 1 mijë dronë në Kongresin e 4-t Botëror të Dronëve në Shenzhen të Kinës Jugore.

Me temë "E ardhmja e inteligjencës", ngjarja vjetore nuk ishte vetëm një platformë për kompanitë ndërkombëtare për të prezantuar teknologjitë e tyre më të fundit, por gjithashtu një rast për kompanitë kineze për të shfaqur risitë e tyre të fundit.

Përdorimi i teknologjive moderne si 5G, të Dhënat e Mëdha (Big Data) dhe Inteligjenca Artificiale (AI) ka injektuar më shumë energji në zhvillimin e shpejtë të tregut të dronëve. Në ekspozitën e 5-të ndërkombëtare të dronëve në Shenzhen është ngritur një platformë me sipërfaqe prej 15 mijë metrash katrorë. Ekspozita është e ndarë në 4 zona: dronë, sisteme pa pilot, transport inteligjent dhe siguri në aeroport. Më shumë se 400 helikopterë pa pilot të kompanive kineze dhe të huaja, anije kozmike pa pilot, nëndetëse dhe produkte industriale që përdoren bashkë me këto pajisje moderne janë shfaqur për publikun.

Dronët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në kujdesin shëndetësor gjatë luftës kundër COVID-19.

Zv.menaxheri i përgjithshëm Li Huansheng i kompanisë “Harwar International Aviation Technology” tha se shitjet janë rritur në përputhje me rrethanat, ndërsa kompanitë publikojnë modele të reja të dronëve për të përmbushur kërkesat e klientëve.

"Nën rrethanat e lidhura me pandeminë, kompania jonë ka marrë më shumë porosi. Koka të ndryshme trekëmbëshi kanë funksione të ndryshme, të tilla si shpërndarja e furnizimeve, reklamimi, pastrimi dhe dezinfektimi. Ato mund të përdoren për më shumë se 50 aplikime."

Sipas të dhënave nga Kongresi Botëror i Dronëve, ka mbi 650 kompani të dronëve në Shenzhen, me një vëllim të përgjithshëm të eksportit të dronëve në vit në shumën e 18 miliardë juanëve (rreth 2.6 miliardë dollarë amerikanë).