Kina i ka kërkuar Australisë të ndalojë ngacmimin dhe pengimin e punës së gazetarëve kinezë.

Në qershor, oficerë të shërbimit informativ australian ushtruan kontroll ndaj katër gazetarëve të tre mediave kineze, duke sekuestruar kompjuterat dhe celularët e tyre. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha: "Pala australiane nuk ka dhënë asnjë përgjigje të arsyeshme për bastisjen dhe nuk u ka kthyer gazetarëve tanë sendet e sekuestruara."

Zëdhënësi u shpreh se ky veprim pengon raportimin e mediave kineze në Australi, shkel të drejtat e interesat e ligjshme të gazetarëve kinezë dhe rrezikon shëndetin fizik e mendor të gazetarëve dhe të të afërmve të tyre.

Ai shtoi se pala australiane duhet të ndalojë veprimet e tilla dhe të mos krijojë pengesa në shkëmbimet dhe bashkëpunimin kulturor midis dy vendeve. (Fani)