Në qytetin Changsha të provincës Hunan të Kinës jugore ndodhet një pastiçeri e vogël që ka 9 vjet që është hapur.

Menaxheri i pastiçerisë është një shtetas gjerman, emri i të cilit në gjuhën kineze është Wu Zhengrong. Ai flet rrjedhshëm kinezisht dhe njeh shumë mirë gjuhën e shenjave kineze, pasi shumë nga punonjësit kinezë që punojnë atje janë të shurdhët.

Para 18 vitesh, Wu Zhengrong dhe bashkëshortja e tij që sot njihen me emrin e saj kinez Du Xuehui lanë punën Gjermani dhe udhëtuan drejt qytetit Changsha të Kinës për të ndihmuar fëmijët me probleme me dëgjimin. Ky ishte një program i organizuar nga një organizatë bamirësie gjermane.

Gjatë 18 vitesh, Wu dhe e shoqja e tij kanë ndihmuar afro 500 fëmijë me probleme në dëgjim, u mësuan atyre të flasin dhe si të mësojnë në shkollë.

"Sapo mbërritëm këtu, na u duk shumë nxehtë, por menduam që kemi një mision. Nuk e dinim sa do qëndronim, koha kaloi shumë shpejt," tha Wu Zhengrong.

Bashkëshortja e tij Du Xuehui duke i mësuar të flasë fëmijës me dëgjim të dëmtuar

Në vitin 2011, Wu-së i lindi ideja e hapjes së një pastiçerie me stil gjerman për të punësuar njerëzit me probleme në dëgjim. Ai tha nëse do t’ja arrinte qëllimit ai vetë do të ishte shumë i lumtur dhe ata me probleme do të kishin një jetë më cilësore.

Pas përpjekjeve të shumta, Wu Zhengrong ftoi një specialist gjerman pastiçerie në dyqanin e tij për të mësuar zanatin e pastiçerit vetë dhe për punonjësit e shurdhër.

punonjësit e pastiçerit

Në vitin 2014, mjeshtri gjerman u kthye në vendlindje. Wu-së pastaj i duhej t’u mësonte vetë zanatin e pastiçierit punonjësve të shurdhër. Deri tani, ai ka mësuar me sukses 20 teknika të pastiçerit të kualifikuar me dëgjim të dëmtur në Kinë.

Wu Zhengrong, bashkëshortja e tij dhe punonjësit e tjerë në pastiçeri

"Nuk e kam menduar asnjëherë të heq dorë dhe do të këmbëngul te kjo karrierë."

Wu Zhengrong i tha gazetarit se pastiçeria nuk ka pasur fitime të larta këto vite. Pavarësisht se ai nuk është i pasur, ai ka disa miq të mirë kinezë, shumica e të cilëve janë klientë.

"I jam mirënjohës bashkëshortes sime që më ka shoqëruar gjithnjë nuk ndieva ansjëherë vetmi." Gjithashtu, edhe familjarët dhe miqtë e tyre gjermanë e mbështesin vendimin e çiftit.

Në pikun e epidemisë COVID-19, pastiçeria pati humbje, por Wu nuk hoqi asnjë punëtor nga puna, pasi ai merakosej se punonjësit e tij të shurdhër do ta kishin shumë të vështirë të punësoheshin në vendet e tjera.

"Nuk hoqa dorë nga kjo punë për shumë vite. As këtë herë nuk do të heq dorë për shkak të epidemisë."

Buka dhe ëmbëlsirat në këtë pastiçeri nuk kanë vetëm shije të ëmbël, por edhe shijen e dashurisë së çiftit gjerman për njerëzit me dëgjim të dëmtuar. (Xu Guang)