Presidenti i Kinës Xi Jinping bëri thirrje për ndalimin e shpërdorimit të ushqimit.

Në një direktivë të fundit, presidenti e përshkroi fenomenin e shpërdorimit të ushqimit si tronditës dhe shqetësues.

një restorant kinez ofron mjete falase për ta përmbajtur ushqimet e mbetura në darkë

Presidenti Xi bëri thirrje për më shumë përpjekje për të forcuar legjislacionin dhe mbikëqyrjen, dhe për të krijuar një mekanizëm afatgjatë që do të ndalojë shpërdorimin e ushqimit.

Presidenti kinez shtoi se është e nevojshme të forcohet më tej informimi i popullatës, të kultivohet zakoni i kursimit dhe e gjithë shoqëria duhet të mësojë se është e pahijshme të shpërdorosh dhe e ndershme të kursesh. (Albana)