Jeta e banorëve të shumë fshatrave kineze po përmirësohet falë produkteve ushqimore karakteristike vendore, si rrënjë lotusi (zambaku uji) dhe kokrrat e gogjit.

Tani, mbi 11 mijë familje të kontesë Jianning të provincës Fujian kanë mbjellë mbi 3 mijë hektarë lotus. Prodhimi vjetor i farave të thara të kësaj bime ka arritur në katër mijë tonë, duke siguruar rreth 500 milionë juanë (afro 71 milionë dollarë amerikanë) të ardhura.

Ndërkohë, në Golmud të provincës Qinghai të Kinës Veriperëndimore, banorët e sigurojnë jetesën kryesisht me kokrrat e gogjit.

Vitet e fundit, kultivimi i tyre është bërë mënyra kryesore për të ngritur të ardhurat e fermerëve vendorë.

Sun Yunwu është drejtor i një fabrike të përpunimit të kokrrave të gogjit. Fabrika e tij mund të përpunojë rreth 1000 tonë gogji, që eksportohen kryesisht vende e rajone si ShBA-ja, Bashkimi Europian dhe Singapori.

Në të kaluarën, ishte e vështirë të rriteshin bimët bujqësore në këtë rajon ku mungon uji. Por tani mbjellja e gogjit ka përmirësuar kushtet e dheut, duke frenuar shkretëtirëzimin.(Zhang Yan)