Diplomati i lartë kinez Yang Jiechi thotë se Kina dhe ShBA-ja nuk duhet të lejojnë një numër të vogël politikanësh egoistë amerikanë t’i vënë në rrezik serioz marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Në një artikull të botuar të premten, Yang theksoi se marrëdhëniet e qëndrueshme midis Kinës e ShBA-së janë në të mirë të të dy vendeve dhe të mbarë botës.

Yang Jiechi është drejtor i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Sipas tij, bashkëpunimi midis Kinës e ShBA-së ka sjellë gjithmonë përfitime të ndërsjella.

Ai sugjeron që Kina dhe ShBA-ja duhet t’i trajtojnë marrëdhëniet e tyre siç duhet dhe të gjejnë rrugën për një bashkëjetesë paqësore pavarësisht dallimeve. (Çang Çuo)