Më 5 gusht, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, nën pretekstin e “sigurisë kombëtare” shpalli programin “Rrjeti i Pastër”, për të hequr ndikimet e ndërmarrjeve kineze tek operatorët, dyqanet e aplikacioneve, shërbimi cloud dhe rrjeti kabllor.

Një ditë më pas, udhëheqësi amerikan nënshkroi një dekret administrativ, ku shpallet marrja e masave kufizuese ndaj kompanive kineze të rrjetit social. Në shekullin e 21-të, politikanët si Pompeo tentojnë vendosjen e “perdes së hekurt”, duke nxitur “shkëputje të gjithanshme nga Kina”. Orvatjet e tyre janë shumë negative dhe janë dënuar gjerësisht.

Megjithëse këta makiakë politikë në Uashington kanë fabrikuar shumë shpifje ndaj Kinës, mes të cilave se ndërmarrjet teknologjike kineze kanë dëmtuar sigurinë kombëtare të ShBA-së, ata nuk kanë arritur të paraqesin asnjë dëshmi konkrete, përveç gënjeshtrave të përsëritura.

Vet programi i ashtuquajtur “The clean network” nuk është një vendim i pastër dhe thelbi i tij është persekutimi politik ndaj ndërmarrjeve teknologjike kineze. Faktet kanë vërtetuar që teknikat dhe produktet e ndërmarrjeve teknologjike kineze janë të sigurta dhe të besueshme dhe nuk ka pasur asnjëherë incidente si “Snowden”, “Wikileaks” ose “Prizma”.

Në botën e sotme, prirja e hapjes dhe e integrimit është e pashmangshme. Pompeo, i cilësuar sekretari më i dobët i shtetit në historinë amerikane, ka bërë shumë përpjekje të ulëta, por orvatjet e tij politike sot i di e gjithë bota. Programi “The clean network” është thjesht një shaka dhe një turp.