Në artikullin e tij, kryeredaktori i revistës “The Lancet” Richard Horton vuri në dukje se “ata po përpiqen të fajësojnë Kinën për epideminë COVID-19. Kjo bie ndesh me faktet dhe është një mbulim i qartë i dobësive të tyre.”

Horton theksoi që nën udhëheqjen e qeverisë amerikane, politikanët perëndimorë kanë shtuar sulmet ndaj Kinës, por këta zëra nuk përputhen me faktet, sepse shkencëtarët kinezë kanë dhënë kontribut të dukshëm në përballimin e kësaj epidemie globale.

Fjalët e Hortonit kanë treguar një fakt: masat e politikanëve amerikanë dhe orvatjet e tyre dihen tashmë nga e gjithë bota! Përpara presioneve të mëdha nga epidemia dhe nga zgjedhjet presidenciale, politikanët amerikanë të shqetësuar nuk kanë çfarë të bëjnë vetëm të luajnë lojën e vjetër kundër Kinës.

Ditët e fundit, në një intervistë për CNN-in, këshilltari tregtar i Shtëpisë së Bardhë, Navarro përdori fjalën “virus kinez” dhe moderatori e ndërpreu duke i thënë: “Ju lutem, mos e përdorni më këtë fjalë në programin tonë.”

Fakti është që kjo fjalë me ngjyrim etnik është hedhur poshtë herë pas here nga të dhënat shkencore. Pas shpërthimit të epidemisë, shkencëtarët e vendeve të ndryshme kanë provuar me studimet e tyre se thënia “virusi COVID-19 vjen nga laboratori kinez” nuk ka asnjë bazë dhe gjithnjë e më shumë studime po zbulojnë që koha e filimit të epidemisë COVID-19 është më e hershme.

Në një gjendje të vështirë të shkaktuar nga epidemia dhe rënia ekonomike, qeveria amerikane nuk ka marrë masa efekte, por është dhënë pas hedhjes së përgjegjësisë te Kina dhe po orvatet të mbulojë pakënaqësinë e publikut.

Arsyeja më e thellë është që forcat ekstremiste në ShBA po fabrikojnë shumë gënjeshtra me qëllim përbaltjen e Kinës dhe për të nisur një luftë të re të ftohtë ndaj Kinës duke shfrytëzuar epideminë.