Distrikti Guxinbaerhuzuo i Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës ndodhet thellë në kullotë. Në të kaluarën këtu interneti nuk ishte i zhvilluar dhe jeta e barinjve ishte e thjeshtë. Në vitin 2018, pushteti vendor filloi të zhvillojë projektin e shërbimeve të kulturës publike dhe të “zonës së zgjuar” baritore. Tani barinjtë jetojnë në mënyrë “të zgjuar”.

Bariu Sunier po shikon film në internet. Shtëpia e tij është 70 km larg nga qendra e distriktit. Ai tha se në të kaluarën në shtëpi nuk kishte valë televizive:

"Në të kaluarën shikonim nëpërmjet antenës satelitore dhe nuk kishte shumë programe. Nëse frynte erë e fortë ose binte shi dhe borë e madhe, s'mund të shikonim. Sinjali ishte i dobët."

Tani 95 % e barinjve si Sunier mund të gëzojnë shërbimet e kulturës publike. Xu Liang, drejtori i degës së Xinbaerhuzuo-s të Grupit të Radios dhe Televizionit të Mongolisë së Brendshme, tha se tani janë shtruar 660.5 kilometra kabllo optike, dhe në shtëpitë e më shumë se 6 100 barinjve ka sinjal dixhital.

"Ky projekt ka si qëllim të zgjidhë problemin e vështirësisë së barinjve për të parë e dëgjuar programe radiotelevizive dhe për të zgjidhur bllokimin e kanalit të informacionit në zonën baritore. Banorët e kësaj zone mund të gëzojnë shërbimet e informacionet si brenda qytetit," shprehet Xu.

Përveç valëve radiotelevizive, në zonën baritore ka edhe valë interneti. Tani shumë barinj kanë kamera me qartësi të madhe. Sunier ka mbi 200 krerë dhen. Ai tha se tani kudo të jesh, mund të shikosh çdo qoshe të kullotës nëpërmjet një aplikacioni në celular.

Sunier-i tha gjithashtu se gjatë epidemisë së këtij viti, vajza e tij ka ndjekur mësimet në internet dhe arriti rezultate të mira. Në të kaluarën, për arsye të izolimit gjeografik, ai shpresonte që fëmijët e tij të shkonin jashtë vendlindjes, por tani shtëpia e tij nuk ka ndryshim në krahasim me shtëpitë e qytetit, prandaj ai shpreson që fëmijët e tij të kthehen në zonën baritore për të shijuar jetën e këtushme dhe për të lulëzuar vendlindjen. (Çang Çuo)