Presidenti kinez Xi Jinping ka shkëmbyer mesazhe urimi me homologun e tij nepalez Bidhya Devi Bhandari për 65-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve.

Presidenti kinez tha se ai është i gatshëm të punojë me presidentin nepalez për të sjellë më shumë përfitime për popujt e të dy vendeve dhe për të dhënë ndihmesë për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal. (Çang Çuo)