Zyra e përgjithshme e Komisionit Qendror Ushtarak ka nxjerrë një qarkore që kërkon që Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës dhe Forca e Armatosur e Policisë Popullore të studiojnë me zell vëllimin e tretë të sapobotuar të "Xi Jinping: Qeverisja e Kinës".

Në qarkore thuhet se është një detyrë politike afatgjatë për të studiuar dhe zbatuar në tërësi Mendimin e Xi Jinping-ut për Socializmin me Karakteristika Kineze në Epokën e Re.

Duke theksuar se studimi duhet të kryhet në një mënyrë të orientuar drejt synimit, drejt problemit dhe drejt rezultatit, qarkorja tha se Ushtria dhe Forca e Armatosur, ndërsa zbatojnë masat e parandalimit dhe kontrollit të COVID-19 në mënyrë të rregullt, duhet të vijojnë ecurinë e fortë në të gjitha fushat e punës, të nxisin trainimin e trupave dhe gatishmërinë e betejës dhe të përmbushin me vendosmëri të gjitha detyrat e caktuara nga Partia dhe njerëzit.(Albana)