Të premten paradite u organizua në Pekin ceremonia e përurimit të Sistemit Global të Navigimit Satelitor “Beidou-3”. Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping mori pjesë në këtë ceremoni dhe shpalli fillimin nga funksionimi të këtij sistemi.

Sistemi Global i Navigimit Satelitor “Beidou-3” filloi të ndërtohet në vitin 1994. Gjatë 26 vjetëve, Kina zhvilloi 44 herë lëshime në kuadër të këtij sistemi nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Xichang-ut. Nëpërmjet raketave mbartëse ”Marshimi i Madh-3A” u lëshuan në orbitë përkatësisht katër satelitë eksperimentalë “Beidou-1” dhe 55 satelitë “Beidou-2” e “Beidou-3”, me një nivel suksesi të misioneve 100 %. Sivjet sistemi “Beidou-3” përfundoi së ndërtuari. Ai do të ofrojë shërbimet e tij për mbarë botën dhe mund t’u sigurojë përdoruesve globalë shërbime pozicionimi me një saktësi mbi 10 metra.

Pjesët thelbësore të sistemit “Beidou” janë prodhuar në Kinë. Tani 137 vende kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi lidhur me Sistemin Global të Navigimit Satelitor “Beidou”. Në mbarë botën ka katër sisteme globale navigimi: BDS, GPS, “Glonass” dhe “Galileo”. (Çang Çuo)