Autoritetet kineze për lehtësimin e varfërisë u zotuan se do të marrin masa më të shenjestruara për të ndihmuar familjet e varfëra të vendit.

Gati 19 milionë vetë të regjistruar në varfëri në Kinë janë përfshirë në një plan mbështetjeje që do t'u ofrojë atyre ndihmë për jetesë, të përmirësojnë kushtet e tyre të jetesës dhe t'i ndihmojnë të gjejnë punë.

Shumë njerëz në zonat e thella janë larg nga puna në industritë vendore.

Chen Jiahao është shitës karavidhesh në provincën Anhui.

Pushteti vendor ka ndihmuar shitësit të çmojnë më mirë produktet e tyre dhe t'i njoftojnë klientët më shpejt me monitorimin e çmimeve në kohë reale.

Chen shprehet i bindur për perspektivat e tij të biznesit.

"Ju nuk keni pse të shqetësoheni nëse klientët nuk jua blejnë karavidhet. Karavidhet shiten shpejt dhe me një çmim të mirë."

Projektet e çrrënjosjes së varfërisë kanë ndihmuar gjithashtu një pjesë të madhe të popullsisë së varfër të Kinës. Ato jo vetëm që krijojnë kushte më të mira të jetesës, por edhe mundësi për të fituar një jetesë të mirë.

Xu Xiuxia dikur jetonte në një zonë të prirur nga përmbytjet dhe stuhitë e erës. Tani ajo është vendosur në një vend me një mjedis të qëndrueshëm në provincën Henan.

"Jeta këtu është shumë më e përshtatshme në krahasim me atë në qytetin tim të lindjes. Unë gjithashtu mund të punoj në një nga ndërmarrjet afër komunitetit dhe të fitoj para".

Ekologjia gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në zbutjen e varfërisë.

Deri më tani, rreth një milion njerëz të varfër janë punësuar si rojtarë të pyjeve ekologjike. (Albana)