Gjatë një videokonference me homologun e tij gjerman Heiko Maas, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi foli për marrëdhënien e tanishme midis Kinës dhe ShBA-së.

Wang tha se sfidat e tanishme midis Kinës dhe ShBA-së janë shkaktuar krejtësisht nga pala amerikane dhe qëllimi i kësaj të fundit është ndërprerja rrënjësore e procesit të zhvillimit të Kinës. Për realizimin e këtij qëllimi, pala amerikane ka përdorur çdo metodë, madje edhe të paturpshme. Kohët e fundit, forca kundër Kinës në ShBA nxiti kundërvënien ideologjike dhe i detyroi vendet e tjera të bien në kundërshtim me Kinën. Por çdo vend i ndërgjegjshëm dhe me shpirt të lirë nuk do të ngecë në rrjetën e ShBA-së.

Kryediplomati kinez tha se pavarësisht këtyre, Kina ende shpreson të shmangë konflikte e kundërvënie me ShBA-në dhe të realizojë respektin e ndërsjellë, bashkëpunimin dhe përfitime të përbashkëta.

“Por do të mbrojmë me vendosmëri sovranitetin e shtetit dhe dinjitetin e kombit, do të mbrojmë me vendosmëri të drejtat e zhvillimit si dhe kriteret bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare. “Kina nuk do të pajtohet me palën amerikane dhe nuk do të durojë veprimet e saj të marra,” theksoi Wang Yi. (Wang Lei/Albana)