Ministria e Jashtme e Kinës njoftoi Ambasadën e ShBA-së në Pekin për vendimin për mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të ShBA-së në Chengdu.

Në deklaratën e Ministrisë thuhet se pala kineze ka bërë gjithashtu kërkesa të posaçme për pushimin e të gjitha veprimeve dhe ngjarjeve nga konsullata e përgjithshme.

Sipas palës kineze, kjo masë është një përgjigje e ligjshme dhe e domosdoshme ndaj veprimit të mëparshëm të pabazë të Uashingtonit, autoritetet e të cilit i kërkuan papritur Kinës të mbyllte konsullatën e saj të përgjithshme në Houston.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se masa e Kinës përputhet me ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe praktikat e zakonshme diplomatike. (Albana)