Në gjysmën e parë të vitit Kina krijoi 5.6 milion vende të reja pune në qytete, me gjithë epideminë e COVID-19.

Gjatë gjashtë muajve të parë, autoritetet kineze i dhanë përparësi stabilizimit të punësimit dhe hartimit të politikave për të ulur barrën mbi bizneset. Ato ndihmuan në punësimin e mbi 550 vetave në më shumë se 10 mijë ndërmarrje dhe në kthimin e mbi 6 milionë punëtorëve nga fshati në punët e tyre në qytet.

Në qershor, niveli i papunësisë së anketuar në zonat urbane ishte 5.7 për qind, 0.2 pikë përqindje më i ulët se ai i majit.

Kina synon të shtojë mbi 9 milionë vende të reja pune në qytete këtë vit.

Niveli i papunësisë urbane të anketuar do të mbahet rreth 6 për qind.