Ekspertët kinezë të ligjit kanë theksuar zbatimin e plotë të Ligjit për Mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare në Rajonin e Poçëm Administrativ të Hong-Kongut.

Duhet të vendosen mekanizma të fortë zbatimi për të siguruar zbatimin e ligjit, thanë ata në një simpozium të fundit.

Han Dayuan, një ekspert i ligjit kushtetues, u kërkoi autoriteteve të hartojnë udhëzimet përkatëse të zbatimit të ligjit.

 

Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong-Kongut duhet gjithashtu të përmbushë përgjegjësinë e tij kryesore për informimin mbi sigurinë kombëtare për të ndërtuar një konsensus të gjerë shoqëror të nevojshëm për zbatimin e ligjit, tha ai.

 

Chen Zexian, një specialist i së drejtës penale, tha se rajoni i posaçëm duhet të përfundojë sa më shpejt legjislacionin e sigurisë kombëtare të përcaktuar në Ligjin Themeltar të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, që është detyra e këtij rajoni për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

 

Pan Jianfeng, dekani i Shkollës Juridike të Universitetit të Pekinit, theksoi respektimin e parimit themelor të shtetit të së drejtës në zbatimin e ligjit duke respektuar parimin themelor të respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut të përcaktuara në Kushtetutën e Kinës. (Albana)