Qeveria kineze thotë se stërvitjet ushtarake të kryera nga Shtetet e Bashkuara në Detin e Kinës Jugore përbëjnë një kërcënim për sigurinë rajonale.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian i bëri këto komente pasi dy aeroplanmbajtëse amerikane kryen stërvitje në rajon menjëherë pas manovrave ushtarake të Kinës aty.
"Lëvizja amerikane ka për qëllim të mbjellë mosmarrëveshje midis vendeve në rajon, të shtojë militarizimin e Detit të Kinës Jugore dhe të minojë paqen dhe stabilitetin në këtë rajon. Komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht vendet e rajonit, është plotësisht i vetëdijshëm për synimin e ShBA-së," u shpreh ai.
Zhao shtoi se ShBA-ja ka prapamotive për zhvillimin e stërvitjeve ushtarake në Detin e Kinës Jugore në një kohë kur situata e përgjithshme në rajon është përgjithësisht e qëndrueshme.
Ai gjithashtu theksoi se manovrat ushtarake kineze në Detin e Kinës Jugore janë brenda sovranitetit të saj dhe janë të arsyeshme. (Vera)