Autoritetet qendrore kineze do të vendosin kufizime vizash për individët nga   ShBA-ja që kanë vepruar në mënyrë dashakeqëse për çështjet që lidhen me   Hong-Kongun.

Vendimi pason njoftimin nga Uashingtoni të kufizimeve të   vizave për disa zyrtarë kinezë, që mendohet se është bërë në hakmarrje ndaj   legjislacionit të sigurisë kombëtare për Hong-Kongun.


Zëdhënësi i   Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian thotë se legjislacioni është çështje e   brendshme e Kinës:

"ShBA-ja nuk do të ketë kurrë sukses në përpjekjet e   saj për të përdorur sanksionet që të ndalojë Kinën të ecë përpara me ligjin e   sigurisë kombëtare për Hong-Kongun. Si përgjigje, Kina do të vendosë kufizime   vizash për personelin amerikan me sjellje të këqija në çështjet e lidhura me   Hong-Kongun. "

Zëdhënësi gjithashtu rikonfirmoi vendosmërinë e Kinës për   të mbrojtur sovranitetin kombëtar, interesat e sigurisë e të zhvillimit, si dhe   parimin "Një vend, dy sisteme".

Ai shtoi se ShBA-ja do të përballet me   masa kundërvepruese nëse vazhdon të përzihet në punët e brendshme të   Kinës.