"Faleminderit që na   ndihmuat për të arritur një lidhje në internet në një kohë kaq të shkurtër."   Drejtori i Repartit të Terapisë Intensive të Spitalit Detar të Napolit në Itali,   dr. Pio Zenetti, u shprehu falënderime ekspertëve të Spitalit të Parë pranë   Universitetit “Jiaotong” të Xian-it në provincën Shaanxi përmes një lidhjeje   video.

Pas marrjes së ndihmës urgjente nga Spitali Detar i Napolit,   Spitali i Parë pranë Universitetit “Jiaotong” me shpejtësi organizoi dhe   bashkërendoi në ditën e dytë ekspertët që kanë marrë pjesë në luftën kundër   epidemisë, për të ndarë përvojën e trajtimit të pacientëve nga pneumonia e   koronavirusit të ri me spitalin italian përmes videolidhjes.

"Në këtë   moment nuk keni pse të nisni nga zeroja, po ne do të ndajmë me ju përvojën e   sëmundjes antiepidemike," u tha mjekëve italianë gjatë lidhjes drejtori i   Spitalit të Parë pranë Universitetit “Jiaotong” të Xian-it Ma Xinge.  
Videolidhje në internet janë bërë jo vetëm me Italinë. Abraby, një student i   huaj në Universitetin “Jiaotong” të Xian-it, që u kthye në vendin e vet,   Bahrein, bëri pyetje mbi vështirësitë e trajtimit të sëmundjes nëpërmjet   internetit dhe kërkoi mbështetjen dhe ndihmën e Universitetit “Jiaotong” të   Xian-it.

Më përpara, me njohuritë dhe përvojën e parandalimit të   epidemisë të marra në Kinë, Abraby u kthye në vendin e tij dhe mori pjesë në   punët e inspektimit dhe karantinës në aeroporte dhe spitale, në luftën kundër   epidemisë. "Megjithëse nuk jam ende një doktor i vërtetë, jam krenar për punën   që po bëj tani." Kështu i tha Abraby pedagogut të tij në Universitetin   “Jiaotong”.
"Deri në fund të majit, Shoqata e Miqësisë e Shaanxi-së dhuroi 5   920 veshje mbrojtëse mjekësore njëpërdorimëshe, 2 400 palë syze mjekësore, 4 020   maska N95, 8 520 maska mbrojtëse mjekësore dhe 150 000 maska me një përdorim për   vendet e tjera, si Belgjika, Japonia, Shtetet e Bashkuara, Hollanda, Italia   etj.," tha një funksionar i Shoqatës së Miqësisë së provincës Shaanxi.
Në   momentin urgjent të luftës kundër epidemisë në Kinë, shumë qytete të huaja, miq   e dashamirës, organizata të ndryshme e kinezë që jetojnë jashtë vendit kanë   ofruar ndihmë në para e materiale dhe i kanë dhënë mbështetje të fortë provincës   Shaanxi. Në situatën e shpërthimit të epidemisë në mbarë botën, për të ndihmuar   në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë jashtë Kinës, Shaanxi dhuroi jo vetëm   materiale antiepidemike, por edhe ka ofruar videolidhje në internet për të ndarë   përvojën kundër epidemisë. (Çang Çuo)