Mani i kuq kinez - Goji (Neranxi.com)

Mani i kuq kinez - Goji (Neranxi.com)

Kokrrat "Goji" rriten në rajonet me klimë subtropikale të Kinës. Kokrrat e manit të kuq kinez i gjejmë të thata dhe në ngjyrë të kuqe.

Mani i kuq "Goji" është përdorur nga mjekët në Kinë e Indi për mbi 6000 vjet për shume probleme me shëndetin. Kinezët i përdorin këto kokrra për të kuruar sëmundje si diabeti, tensioni i lartë i gjakut, si dhe problemet me shikimin. Ashtu si dhe shumë frutat të tjera të pyllit manat goji përmbajnë një përqindje të lartë antioksidantësh, të cilët ndihmojnë në parandalimin e kancerit apo sëmundjeve të zemrës, duke eleminuaar radikalet e lira nga trupi.

Mani "goji" është i pasur me vitaminë A. Shumë studime sot e cilësojnë manin e kuq si frutin e qetësisë shpirtërore dhe mendore, të lumturisë, dhe të gjumit të mirë.

Goji - fruti qe ben cudira (Kthjellu.com)

Goji - fruti qe ben cudira (Kthjellu.com)

Kokrrat "Goji" kanë shije të ëmbël dhe janë me ngjyrë të kuqe të errët. Këto fruta kanë efekte tejet shëruese për trupin. Ato bëjnë pjesë në kategorinë e ushqimeve më të shëndetshme në botë. Për mbi 2 mijë vjet, kinezët kanë përdorur kokrrat "goji" për vetë të mirat që sjell ky frut në organizëm. Përfitimi kryesor që kemi nga ky frut lidhet me jetëgjatësinë, pasi përmban shumë antioksidantë. E mbron plotësisht trupin nga radikalet e lira dhe mënjanon problemet me lodhjen.

Kokrrat "Goji" stimulojnë gjendrën e hipofizës, veçanërisht hormonin e rritjes. Avantazhet kryesore që lidhen më hormonin e rritjes janë, reduktimi i nivelit të yndyrës në trup, përmirësimin e libido-s si dhe ndihmon për një rini të përjetshme.

Konsumimi i përditshëm i kokrrave "Goji" frenon problemet qe vijnë si pasojë e ekspozimit ndaj ndotësve, radikalet e lira dhe reaksionet kimike që dëmtojnë AND-në, e për pasojë sjellin mutacionin, sëmundjen e kancerit si dhe shkatërrimin e proceseve normale të funksionimit të qelizave. Këto kokrra ndihmojnë gjithashtu në dobësim, pasi e transformojnë ushqimin në energji. Mani i kuq ka aftësi të reduktojë efektet toksike të rrezatimit dhe kimioterapisë, si dhe ndihmon në luftën kundër kancerit të mushkërisë.

Po ashtu ky frut përmirëson në mënyrë efektive funksionin seksual dhe rrit nivelin e testosteronit. Është provuar të jenë një suplement i mirë për organizmin, pasi e mbron trupin nga sëmundjet.

E vërteta mbi kokrrat "Goji"

Goji - mani i kuq kinez (Klankosova.tv)

Goji - mani i kuq kinez (Klankosova.tv)

Kokrrat "Goji" janë përdorur për afro mbi 2 mijë vjet nga mjekësia tradicionale kineze. Sot është provuar se ato ndihmojnë trupin e njeriut në shumë mënyra të ndryshme. Studimet kanë treguar se këto kokrra janë një burim i shkëlqyer i polisaharideve, të cilat janë të nevojshme për mbarëvajtjen dhe mbrojtjen e sistemit imunitar. Thuhet se ato janë superushqimi më i rëndësishëm dhe më i fuqishëm në treg, për vetë numrin e lartë të të mirave që sjellin në trupin e njeriut.

Mani i kuq kinez përdoret në mjekësinë tradicionale për ruajtjen dhe sigurimin e ekuilibrit dhe harmonisë në trup. Këto kokrra ndihmojnë trupin të përshtatet më mirë me stresin dhe ndryshimet. Disa nga përfitimet që marrim nga këto kokrra janë; përmirësimi i përceptimit mendor dhe kthjelltësia, rritje të energjisë dhe përmirësim në sistemin imunitar. Për më tepër, kokrrat "Goji" konsiderohen si antioksidantë, si dhe ndihmojnë në ruajtjen e energjisë "chi".

Gatimet me manin e kuq Goji (agroweb.com)

Gatimet me manin e kuq Goji (agroweb.com)

Një nga funksionet e zeaxanthin ështe aftësia e saj për të mbrojtur retinën e syrit nëpërmjet përthithjes së dritës. Zeaxanthin ështe gjithashu një antioksidant efikas që ndihmon në luftimin e toksinave të trupit. Kokrrat "Goji" mendohet se ndihmojnë gjithashtu në parandalimin e verbërisë dhe humbjes së shikimit tek të moshuarit. Me kokrrat "Goji" mund të përgatisim caj, mund ta përdorim në supë, ose dhe në pije të tjera.

Vitet e fundit, lëngu goji është shndërruar në një pije të njohur. Ekziston një gojëdhënë ku Li Qing Yuen konsumonte përditë kokrra goji dhe jetoi deri në moshën 252-vjecare.

Për manin e kuq kinez "goji" janë kryer shumë studime të tjera, të cilat kanë treguar se ai përmban shumë antioksidantë dhe mund të frenojnë rritjen e qelizave kancerogjene, të reduktojë nivelin e sheqerit në gjak, dhe uljen e nivelit të kolesterolit. Në mjekësinë tradicionale kineze, kokrrat "goji" përdoren në mënyra të ndryshme, bëhen çaj, hidhen në supë etj, dhe ato mund t'i gjejmë në çdo dyqan apo treg ushqimor në Kinë.

Gazmend Agaj