Mbi 40 milionë banorë në ShBA kanë simptoma ankthi, gjë që i referohet shqetësimit të tepërt që është i vështirë të kontrollohet dhe shpesh ndikon në jetën e përditshme. Ankthi shpesh trajtohet me psikoterapi, medikamente, ose një kombinim i të dyjave.

Akupunktura, një praktikë e lashtë që përfshin futjen e gjilpërave në disa pika të veçanta në trup, është duke u bërë një trajtim i popullarizuar alternativ për ankthin. Ekzistojnë disa prova shkencore që akupunktura ndihmon me simptoma të caktuara të ankthit. Sidoqoftë, studiuesit ende po përpiqen të përcaktojnë efektin e akupunkturës në llojet specifike të ankthit, siç janë sulmet e panikut, çrregullimi i stresit post-traumatik dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv.

Akupunktura, nga pikëpamja e Lindjes, ka lidhje me energjinë dhe qarkullimin e saj në të gjithë trupin. Nëse kjo energji është e bllokuar, atëherë shfaqen dhimbja apo sëmundjet. Duke ndërhyrë me gjilpëra në pikat strategjike në trup, akupunkturistët përpiqen të risjellin në ekuilibër qarkullimin e energjisë.

Një pengesë e vogël gjatë ditës mund të shkaktojë ankth të lehtë. Një shembull serioz është, humbja e punës, e cila mund të shkaktojë depresion serioz. Në të dyja rastet, akupunktura mund të ndihmojë. "Në fazën e tanishme me shumë pasiguri kam trajtuar shumë njerëz që janë nën stres", thotë Nicholas Zimet, një akupunkturist i licencuar në qendrën Meridian në Mineapolis. "Pas trajtimit, ata ndihen më të relaksuar dhe të aftë për të menaxhuar presionet e jetës".

Po si ndodh kjo? Kur gjilpëra hyn në veshë, duar ose këmbë, thotë Dr. Cheng, truri juaj liron neurotransmetues dhe kimikate të tjera që ndikojnë stresin dhe gjendjen shpirtërore.

Shkenca thotë: Sipas një studimi të fundit në Journal of Alternative and Complementary Medicine pacientët me depresion dhe me shkallë të lartë ankthi mund të përfitojnë nga akupunktura.

Akupunktura e qetëson ankthin. Studiuesit e Departamentit Psikiatrik të Spitalit Xuzhou Guangci zhvilluan një provë klinike duke krahasuar akupunkturën dhe moxibustionin për trajtimin e çrregullimeve të ankthit me gama oryzanol dhe alprazolam. Akupunktura e kombinuar me moksibustionin prodhoi një normë të përgjithshme efektive 93.75% dhe alprazolam plus gama oryzanol prodhoi një normë efektive të përgjithshme 75%. Bazuar në të dhënat, ekipi hulumtues tha se akupunktura është e sigurt dhe efektive për trajtimin e ankthit.

Një numër prej 64 pacientësh me një diagnozë klinike të çrregullimit të ankthit morën pjesë në këtë studim dhe u caktuan rastësisht në akupunkturë plus grupin e moxibustionit ose grupin e kontrollit të ilaçeve. Grupi që bëri akupunkturë dhe moksibustion përbëhej nga 14 pacientë meshkuj dhe 18 femra, të moshave 20–70 vjeç me një kohëzgjatje ankthi 1–4 vjet. Nga këta pacientë, 22 janë klasifikuar si me ankth të lehtë ndërsa 10 janë klasifikuar si me ankth të rëndë.

Grupi që mori ilaçe përbëhej nga 15 pacientë meshkuj dhe 17 femra, mosha 25-75 vjeç me një kohëzgjatje ankthi midis 2-6 vjet. Nga këta pacientë, 26 u klasifikuan si me ankth të lehtë, ndërsa 6 si me ankth të rëndë. Nga ky studim u përjashtuan ata me probleme në zemër, mëlçi ose veshka, faktorë që ndikojnë në metabolizmin e ilaçeve, çrregullime të tjera psikologjike dhe sëmundje të tjera si dhe gratë shtatzëna ose ato që ushqejnë fëmijën me gji.

Kriteret diagnostikuese biomjekësore përfshinin simptoma të tilla si depresioni, dyshim i tepruar klinik, ankth, shqetësim, ndrojtje dhe nervozizëm. Kriteret diagnostikuese të Mjekësisë Tradicionale Kineze përfshinin simptoma të tilla si depresioni, ngushtim në gjoks, hipokondrinë, gulçim, psherëtimë të shpeshtë etj. Diagnostifikimi i gjuhës dhe pulsit përfshiu një shtresë të bardhë të hollë dhe një puls të shpejtë.

Pikat e akupunkturës u zgjodhën sipas parimeve të MTK-së për stimulimin e trurit dhe sistemit nervor, nxitjen e një gjumi të qetë, rregullimin e funksionit të shpretkës dhe veshkave dhe plotësimin e bazës (jing), energjisë chi dhe shpirtit (shen).

Trajtimi u krye te pacientët në një pozicion të shtrirë. Gjilpërat u futën me saktësi dhe qëndrueshmëri dhe u hoqën pas një seance 30 minutëshe për 15 ditë.

Në fund të terapisë me akupunkturë u pa mbi 60% përmirësim të simptomave dhe trajtimi u klasifikua si shumë e efektshëm dhe nuk pati asnjë efekt negativ.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se akupunktura e ndërthurur me moksibustionin është një trajtim i sigurt dhe efektiv për ankthin dhe lehtëson disa nga simptomat brenda një periudhe relativisht të shkurtër kohe.

Mos harroni që akupunkturën ta bëni në një specialist të licencuar dhe të konsultoheni me të nëse mund të bëni akupunkturë ose jo pasi ka disa probleme si diabeti etj., kur nuk duhet të bëni akupunkturë.