Kështjella e Windsor-it, një nga rezidencat zyrtare të Mbretëreshës Elizabeth të Britanisë, do të hapë Kopshtin e Tarracës Lindore të saj për herë të parë në më shumë se 40 vjet.
Vizitorët mund të bëjnë gjatë fundjavëve të gushtit dhe të shtatorit shëtitje në kopsht, i cili u krijua në vitet '20 të shekullit të 19-të.
Kuratori i kështjellës Richard Williams tha se kopshti ka një histori të gjatë dhe u ka shërbyer shijeve të ndryshme të monarkëve ndër shekuj:
“Pra, kopshti i parë u ndërtua këtu në vitin 1824 gjatë mbretërimit të Xhorxhit të 4-t. Por para kësaj, në mesjetë, ishte një hendek për të mbrojtur muret e kështjellës. Pastaj Çarli i 2-të në shekullin e 17-të krijoi këtë tarracë, në të cilën po qëndrojmë dhe gjithashtu vendosi fusha boulingu, sepse i pëlqente shumë boulingu.”

Kështjella e Windsor-it u themelua në shekullin e 11-të nga Uilliam Pushtuesi dhe gjendet në perëndim të Londrës. (Fang Xiaoyu)