Muaji qershor 2021, u karakterizua nga dy ngjarje madhore pёr botёn perёdimore. Sё pari, ishte takimi i liderёve tё G7 qё u mbajt nё Cornwall tё Britanisё sё Madhe nё datat 11-13 qershor 2021, dhe takimi i udhёheqёsve tё vendeve tё NATO-sё nё Bruksel mё 14 qershor 2021. Ishin takime qё shёnuan njё ripёrcaktim tё ri tё vendeve qё kanё dominuar politikёn, diplomacinё dhe ekonominё e botёs pёrgjatё njё shekulli. E pёrbashkёta e kёtyre dy takimeve ishte shёnjestrimi i Republikёs Popullore tё Kinёs si sfida e ardhshme mё e rёndёsishme e pozitave mbizotёruese globale tё vendeve G7 dhe vendeve tё Aleancёs sё Atlantikut tё Veriut. Ka tё paktёn tre vjet qё ndёrmjet vendit mё tё fuqishёm nё botё dhe shetit lider tё G7 dhe NATO-s, Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs dhe Republikёs Popullore tё Kinёs pёrballen mosmarrёveshje serioze veçanёrisht nё çёshtjet ekonomike dhe tregtare. Kёto mosmarrёveshje kanё çuar deri nё acarime domethёnёse ndёrmjet dy vendeve. Jo pak herё eksperienca historike ka treguar se mosmarrёveshjet tregtare kanё çuar nё konflikte tё pёrgjakshme.

Mosmarrёveshjet ekonomike ndёrmjet SHBA-ve dhe Kinёs i ngjajnё rifillimit tё sё ashtuquajturёs Luftё e Ftohtё e cila e mbajti tё mbёrthyer njerёzimin pёr katёr dekada e gjysёm gjatё gjysmёs sё dytё tё shekullit XX. SHBA-tё dhe Kina nё mosmarrёveshjet e tyre ekonomike kanё ngjashmёri qё tё bёjnё tё mendosh seriozisht lidhur me njё pёrplasje tё mundshme ndёrmjet tyre. Sё pari, tё dyja vendet kanё ambicien pёr t'i dhёnё madhёshti vetes; sё dyti, tё dyja vendet e quajnё tё papranueshme qё dikush mund t'i pengojё nё rrugёn e tyre pёr tё arritur atё çka synojnё; sё treti, lidershipi i tyre ka pёrcaktuar agjendёn qё duhet ndjekur pёr ndryshime thelbёsore nё synimin e asaj qё duan tё arrijnё, dhe sё fundi, tё dyja vendet besojnё nё misionin historik qё duan tё realizojnё.

Tё katёrta kёto tё pёrbashkёta janё domethёnёse pёr tё patur shqetёsimin legjitim qё "Lufta e Ftohtё" e re qё ka filluar ndёrmjet SHBA dhe Kinёs tё mund tё kthehet eventualisht nё njё luftё tё nxehtё. Nuk do tё ishte hera e parё nё histori qё diçka e tillё tё ndodhё. Profesori Graham Allison, njё nga ekspertёt me tё mirё tё historisё sё aplikuar nuk e pёrjashton mundёsinё e njё pёrplasjeje tё tillё e cila do tё ishte fatale pёr njerёzimin. Historia njeh jo pak por gjashtёmbёdhjetё raste kur pёrplasjet tregtare ndёrmjet vendeve kanё çuar nё pёrplasje ushtarake. Rastet mё domethёnёse janё ato tё Spartёs me Athinёs dhe Romёs me Kartagjenёn nё lashtёsi, dhe Britanisё sё Madhe me Gjermaninё nё vitet 1914-1918 dhe SHBA-ve me Bashkimin Sovjetik 1945-1990. Nё tё katёrt kёto raste, vetёm njё pёrplasje tregtare-ideologjike SHBA-Bashkimi Sovjetik pёrfundoi pa luftё. Tё tria rastet e tjera pёrfunduan me tragjedi njerёzore luftёrash të pёrgjakshme.

Pas takimit qё presidenti amerikan Biden pati me homologun e tij rus Vladimir Putin mё 16 qershor 2021, njё diplomat rus i rangut tё lartё paralajmёroi se nёse do tё fillonte njё luftё ndёrmjet Amerikёs dhe Kinёs, ajo do tё ishte fatale pёr njerёzimin deri nё shfarosje tё plotё. Qё nga fillimi i reformave gjithpёrfshirёse nё tё cilat u angazhua Republika Popullore e Kinёs, rritja ekonomike e kёsaj tё fundit ka qenё e pёrmasave tё jashtёzakonshme. Njё element i tillё mendohej se do tё ndikonte mё sё miri nё çёshtjet globale duke rritur pёrmasat e bashkёpunimit dhe shkёmbimeve tё ndёrsjella nё çdo fushё tё jetёs, por fatkeqёsisht nuk ndodhi kёshtu. Nё tё dyja takimet G7 dhe NATO, Republika Popullore e Kinёs u identifikua si sfida e sё ardhmes prej aleancёs. Kjo pёr arsye se impakti ekonomik ndёrmjet tyre do tё jetё pёrcaktues nёse do tё ketё konflikt apo jo.

SHBA-tё pas pёrfundimit tё Luftёs sё Dytё Botёrore ishin shteti qё prodhonte qё ndikonin 50% nё ekonominё globale. Duke filluar nga viti 1980, ky ndikim ra nё 22%. Republika Popullore e Kinёs nga viti 1978 ka patur njё rritje tё GDP-sё afёrsisht dy shifrore duke e rrudhur mё tepёr ndikimin ekonomik global tё SHBA-ve nё 16%. Nёse njё trend i tillё vijon, SHBA-tё do tё bien nё 11% tё prodhimit tё ekonomisё globale. Republika Popullore e Kinёs nga 2% tё prodhimit global qё kishte mё 1980, arriti nё 18% nё vitin 2016 dhe me kёto ritme do tё arrijё nё 30% nё vitin 2040. Duket sikur historia po ripёrsёritet nё forma tё reja dhe nё njё epokё tё re, por thelbi mbetet i njёjtё. Tejkalimi ekonomik i Gjermanisё ndaj Britanisё sё Madhe nё fillimet e shekullit XX, çoi fatkeqёsisht nё konflikt tё pёrgjakshёm botёror. Historia ka treguar se dallimet ekonomike ndёrmjet shteteve konkurrues kanё çuar nё shumicёn e rasteve nё luftё. Ish kryeministri i suksesshёm i Singaporit Lee Kuan Yew e ka konsideruar Kinёn lojtarin mё tё madh politiko-ekonomik tё historisё botёrore.

Brenda njё gjenerate, Kina ia ka dalё tё ketё njё ekonomi konkurruese me rritje serioze. Nё vitin 1980, GDP-a e Kinёs ishte mё pak se 300 miliard dollarё, nё vitin 2015 ishte 11 trilion dollarё. Shkёmbimet tregtare tё Kinёs nё vitin 1980 ishin mё pak se 40 miliard dollarё, nё vitin 2015 ishin 4 trilion. Rritja ekonomike e SHBA-ve ka njё mesatare prej 4%, nga viti 1980 Kina e ka gati 10% deri nё vitin 2019. Kёto shifra tё thjeshta na bёjnё tё kuptojmё se acarimet tregtare ndёrmjet dy vendeve ndoshta mund tё rriten nё tё ardhmen.

Ka edhe njё faktor tjetёr jo mё pak tё rёndёsishёm nё pёplasjen e re ndёrmjet SHBA-ve dhe Kinёs. Dy vendet me ekonominё më tё fuqishme botёrore aplikojnё sisteme tё ndryshёm politikё, tё papajtueshёm dhe burim acarimesh tё pёrhershme kёto tre vitet e fundit. Dallimet ideologjike janё shpesh tё orientuara drejt identifikimit tё interesave jetёsore. As SHBA-ja dhe as Republika Popullore e Kinёs nuk mund t' japin prioritet gjithçkaje, pasi tё duash ti japёsh pёrparёsi gjithçkaje do tё thotё tё mos kesh asnjё pёrparёsi. Tё dyja vendet e kanё tё nevojshme tё kuptojnё synimit e njёri-tjetrit pasi vetёm nё kёtё mёnyrё mund tё dinё se si do tё mund t'i zgjidhin mosmarrёveshjet. Pёr momentin, duket sikur acarimi tregtar ndёrmjet SHBA-ve dhe Kinёs ёshtё ideologjiko-psikologjik. Takimi i G7 dhe NATO-s tregoi se situata ёshtё ende nё fazёn e pretendimeve tё cilat shpesh çojnё nё ambiguitet. Ёshtё e dukshme se ende asnjё nga palёt nuk ka pёr momentin njё strategji tё qartё sesi do tё mund t'i tejkalonin problematikat aktuale. Edhe pse tё dyja vendet janё thelbёsisht tё mirё armatosura, pёrsёri eksperienca ka treguar se gara e armatimeve nuk prodhon domosdoshmёrisht luftё. Tё dyja vendet po tregojnё se kanё filluar njё garё ekonomike dhe kulturore, fatmirёsisht ende jo ushtarake. Me kёtё ritёm marrёdhёniesh tё acaruara ndoshta edhe rivaliteti ushtarak do tё jetё i pranishёm. Njё fakt nё kёtё garё tё re pёr supremaci mbetet i pamohueshёm. Republika Popullore e Kinёs sukseset e saj ekonomike i ka arritur falё reformave tё thella, nё bashkёpunim ekonomik me Perёndimin dhe mbi tё gjitha pa pushtuar asnjё vend nё botё. Politikat e kujdesshme dhe tё mirёmenduara tё Pekinit zyrtar kanё dhёnё frytet e tyre pёr 42 vjet me radhё. Nёse acarimi ekonomik ndёrmjet SHBA-ve dhe Kinёs rritet nё tё ardhmen, do tё thotё se tё dyja vendet kanё patur mangёsi serioze pёr tё arritur kompromiset e duhura. Kompromis do tё thotё investim dhe investim do tё thotё mirёqenie. Kjo e fundit ёshtё e pamundur tё arrihet nё kurriz tё njёrёs palё dhe nё pёrfitim tё palёs tjetёr. Koncepti kinez i harmonisё kёrkon pёrkushtim dhe po kaq pёrkushtim kёrkon edhe marrёdhёnia ndёrmjet SHBA-sё dhe Kinёs. Dy vendet me ekonomitё mё tё fuqishme nё botё kanё pёrgjegjёsinё globale pёr tё qenё tё arsyeshёm nё marrёdhёniet ndёrmjet tyre. Arsyeja ёshtё e nevojshme t'i imponohet garёs sё shfrenuar ekonomike. Ballafaqimet e paarsyeshme tё çdo lloji gjithmonё kanё sjellё dёme. Edhe ky ballafaqim i momentit po prodhon njё "Luftё tё Ftohtё". Eksperienca tregon se fjala "luftё" e çfarёdo lloji qoftё nuk prodhon stabilitet. Qё tё eliminohet, ёshtё e nevojshme tё ketё vullnet tё mirё nga udhёheqёs largpamёs tё cilёt e kuptojnё rrezikshmёrinё e konfrontimit. Njerёzimi gjatё historisё e ka patur shumё tё vёshtirё t'i kuptojё nё kohёn e duhur vlerat e bashkёpunimit reciprok. Nё shumicёn e rasteve ёshtё pёrplasur fatalisht. Ishte shumё domethёnёse fjala e ish kancelarit gjerman Bethman-Holveg kur shpёrtheu Lufta I Botёrore: "Eh, sikur ta dinim". Do tё ishte e papranueshme nё epokёn globale qё liderёt amerikanё dhe kinezё ta ripёrsёritnin kёtё frazё. Qё tё mos ripёrsёritet, duhet gjetur vullneti i duhur pёr bashkёpunim. Interesat nё shumicёn e rasteve kanё qenё mbizotёruese mbi vullnetin e mirё. Por, edhe vullneti i mirё nuk duhet t'i nёnshtrohet naivitetit pasi asnjёherё nuk ka fitore tё pёrjetshme dhe as nuk ka humbje tё pёrjetshme.

Dr. Gjon Boriçi