Kanë kaluar vetëm pak javë nga prezantimi që Xiaomi i bëri smartfonit të tij të ri Mi Mix 4 dhe tabletit Pad 5, megjithatë gjiganti kinez Xiaomi nuk njeh ndalje.

Xiaomi njoftoi në Twitter se ka planifikuar prezantimin e një produkti të ri më 15 shtator, pa dhënë detaje lidhur me të. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 12 pasdite sipas orës lokale në YouTube, Twitter dhe Facebook. Dhe meqë bëhet fjalë për një event të gjigandit Xiaomi, analistet presin prezantimin e disa produkteve të reja emocionuese në portofolin e tij.

Pra, për çfarë tjetër ka punuar Xiaomi? Flitet për serinë Mi 11T që thuhet se do të vijë me azhurnime interesante si karikimi i shpejtë 120W për modelin Pro. Pritshmëritë për një seri të re të Mi 11T vijnë duke pasur parasysh se tashmë ka kaluar thuajse një vit nga prezantimi i serisë Mi 10T që u zbulua më 30 shtator 2020.

Por llogaria e Redmi India në Twitter ka ngacmuar ata që besojnë se prezantimi i 15 shtatorit ndoshta mund të ketë të bëjë me një shtesë në serinë e re Redmi 10.

Natyrisht, imazhi i ngacmimit për ngjarjen është mjaft i paqartë, ndaj ky prezantim mund të ketë të bëjë me çdo gjë, nga një telefon i palosshëm në një TV të zgjuar. Dhe duke njohur Xiaomi, prezantimi i një ose dy pajisje të reja, pritet të zgjase mbi një orë .

Samsung prezanton telefonin e tij te ri inteligjent Galaxy A52s 5G

Samsung ka prezantuar një tjetër telefon të ri inteligjent, këtë herë Galaxy A52s 5G, një model i përditësuar i Galaxy A52 5G, i nxjerrë në treg në mars.

Galaxy A52s ka të integruar të njëjtin konfigurim të ekranit, baterisë dhe kamerës së pasme, por tashme përfiton nga një procesor i gjeneratës së fundit, Qualcomm Snapdragon 778G, me performancë të përmirësuar në krahasim me mikroqarkun Snapdragon 750G.

Galaxy A52s ka vetëm një variant memorieje, me 6 GB RAM dhe 128 GB hapësirë ruajtëse.

Ajo që vlen të përmendet është funksionaliteti i software-it dhe hardware-i i quajtur “Ram Plus2, i krijuar për të zgjeruar kujtesën e punës, duke përdorur ruajtjen e brendshme dhe duke siguruar kështu një kryerje më të shpejtë të shumë detyrave.

Galaxy A52s 5G është i pajisur me një aparat fotografik, me një sensor primar 64 megapiksel, lente f/1,8 dhe stabilizues optik të imazhit (OIS); një sensor dytësor 12 megapiksel me lente me kënd ultra të gjerë f/2,2; një aparat fotografik makro 5 megapiksel dhe një lente telefoto 5 megapiksel.

Për të qënë më tërheqës për përdoruesit e grupmoshave dhe preferencave të ndryshme, Samsung ka sjellë Galaxy A52s 5G në dispozicion për ta, në ngjyrë të zezë, të bardhë, vjollcë dhe mente.

Kajsi; sistemi i ri kabllor nënujor i Google dhe Facebook, në Azi-Paqësor

Google dhe Facebook po bashkëpunojnë, për ndërtimin e një sistemi kabllor nënujore të gjatë 12,000 km, që synon zgjerimin e lidhjes në rajonin e Azi-Paqësorit. Sipas mediave ndërkombëtare, ky system kabllor nënujore që pritet të përfundojë në vitin 2024, do të lidhë Japoninë, Tajvanin, Filipinet, Indonezinë dhe Singaporin, ka njoftuar kompania në një deklarata të veçanta.

Fillimisht sistemi kabllor pritet të ketë një kapacitet të projektimit prej më shumë se 190 terabit në sekondë për të përmbushur kërkesat në rritje të të dhënave në rajon.

Kompanitë me bazë në Kaliforni njoftuan dy kabllo të rinj nënujorë, Echo dhe Bifrost, në mars, për të lidhur vendet e Azisë Juglindore, përfshirë Indonezinë dhe Singaporin. E reja, e quajtur Kajsi, do të plotësojë Echo dhe Bifrost me rrugë të shumta brenda dhe jashtë Azisë.

Atlas, robotët e rinj te Boston Dynamics qe kryejne “ushtrime akrobatike”

Kompania Boston Dynamics ka arritur të mahnisë sërish me arritjet e saj. Boston Dynamics ka lëshuar imazhe të reja të robotëve të saj të quajtur Atlas, duke kryer “stërvitje akrobatike”.

Sipas perfaqesuesve të kompanisë ky është një nivel i ri dhe një arritje e rëndësishme kur bëhet fjalë për mësimin e robotëve ndaj sjelljes njerëzore, përfshirë trajnimin në terrenin e trajnimit me pengesa. “Robotët Atlas kanë kryer lëvizje komplekse pengesash për herë të parë dhe është pothuajse e përsosur”, bënë me dije zyrtarë të kompaisë për mediat ndërkombëtare.

Projekti Atlas ka ekzistuar për më shumë se dhjetë vjet dhe ka hasur në shumë vështirësi, por po përparon vazhdimisht.

GammaChef, roboti kuzhinier i së ardhshmes

Një robot kuzhinier pritet të jetë shumë shpejt në shërbim të klienteve në restorate në Zagreb, në një vend ende të pa bërë publik. Bëhet fjalë për GammaChef, një kuzhinier robotik i aftë të përgatisë ushqime si rizoto ose makarona me fruta deti , por jo vetem.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për robotin që mëson vazhdimisht receta të reja me ndihmën e një kuzhinieri profesionist.

Siç bëhet e ditur, sa herë që një kuzhinier përgatit një pjatë të re për herë të parë duke përdorur GammaChef, roboti krijon një recetë dixhitale me të gjitha të dhënat e nevojshme. Më pas, procesi i automatizuar dhe i patentuar, duke përdorur sensorë, riprodhon të gjitha hapat e recetës, duke ndjekur udhëzimet e një kuzhinieri profesionist.

Bëhet e ditur se në një restorant do të funksionojnë pesë robotë të tillë që do të jenë në gjendje të shërbejnë deri në 60 racione në orë.

Për më tepër pritet që funksionimi i restorantit të digjitalizohet plotësisht dhe të monitorohet përmes një aplikacioni celular. Klientet po ashtu do të jenë në gjendje të zgjedhin ushqimin përmes një ekrani dhe të jenë në gjendje të shikojnë robotin duke përgatitur ushqimin.