Maxhun Peka është cilësuar si një diplomat karriere. Peka, ka një eksperiencë të madhe në diplomacinë shqiptare.
Në vitin 1980 ai emërohet ambasador i Shqipërisë në Vietnam, post të cilin e mban deri në vitin 1983, kur emërohet ambasador Fuqiplotë i Shqipërisë në një nga shtetet më të fuqishme perëndimore, në Francë. Ai qëndroi në këtë post për disa vjet.
Pas viteve '90, Maxhun Peka mori edhe disa poste të tjera të rëndësishme në diplomacinë shqiptare.
Në vitin 2005 ai emërohet Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të drejtuar nga Sali Berisha dhe në vitin 2006 Presidenti Moisiu e dekreton si Ambasador i Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, post që e mbajti deri në vitin 2011.